Kryetari i grupit parlamentar të PD Taulant Balla ka folur sot në Kuvend, në seancën e fundit të kësaj legjislature për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore, duke përmendur çfarë është bërë dhe çfarë pritet në të ardhmen.
Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese për herësin, Balla deklaroi se përpjekja e maxhorancës për hapjen e listave ishte shumë e mirë si provë e parë dhe se duhet të pritet të pritet arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese.
Ai theksoi se sapo kuvendi i ri të fillojë punën, një komision i posaçëm i reformës zgjedhore do duhet të adresojë një sërë çështjes dhe për depolitizimin e administratës zgjedhore, të garantimit të votës së shqiptarëve jashtë kufijve.
“Dua t’i them kolegut Murrizi që në politikë, marrëveshjet politike janë pjesë e jetës politike të vendit.Në shumë vende, përmes tyre zgjidhen krizat dhe bëhen reformat më të rëndësishme. Përmes një marrëveshjeje politike dhe me ju deputetët e opozitës parlamentare, bëmë një hap të rëndësishëm përpara duke hapur listat dhe duke i dhënë mundësinë qytetarëve që të japin një votë dhe për kandidatët. Si provë e parë nuk ishte e gabuar, ishte shumë e mirë, natyrshëm duhet të kishim pasur më shumë kohë në dispozicion. Nuk dua të hyj fare në diskutimin apo debatin që pasoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me transpozimin në kodin zgjedhor të parashikimeve të kushtetutës për hapjen e listave, se pikë së pari duhet të presim arsyetimin dhe së dyti vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të një formë të prerë dhe sapo kuvendi i ri të fillojë punën, një komision i posaçëm i reformës zgjedhore do duhet të adresojë një sërë çështjes dhe për depolitizimin e administratës zgjedhore, të garantimit pa asnjë mëdyshje, pa pritur Oerdin dhe askënd tjetër për votën e shqiptarëve jashtë kufijve. Zgjedhjet e 25 prillit ishin zgjedhjet e fundit pa të drejtën e emigrantëve për të votuar.
Sa i përket komunikimeve të mia të mëngjesit me zotin Soreca, unë komunikoj në mënyrë të vazhdueshme, për shkak të pozicionit tim. Nuk kam komunikuar sot i nderuar Myslim, por është detyrim i kuvendit që të garantojë që institucionet që zgjidhen prej tij të kenë vijimësi”, deklaroi Balla.