UEFA ka hapur një hetim ndaj Anglisë, pas një incidenti që ndodhi gjatë gjuajtjes së penalltisë nga Harry Kane.
Pak para gjuajtjes së penalltisë, një nga tifozët i ka hedhur rreze lazer në sy portierit të Danimarkës Kasper Schmeichel gjatë gjysëmfinales, për ta shpërqëndruar.
Fotografitë që u publikuan në media treguan një dritë jeshile në fytyrën e Schmeichel.
Schmeichel arriti që të priste topin e parë, por Kane, duke shfrytëzuar mosorganizimin e duhur të mbrojtjes, e goditi sërish dhe e çoi topin në rrjetë.
Për këtë veprim, Anglia e cila do të përballet me Italinë në finale, mund të dënohet me gjobë.
Anglia akuzohet gjithashtu për shkaktimin e një “shqetësimi” gjatë këndimit të himnit kombëtar të Danimarkës dhe vendosjen e fishekzjarreve.
“Çështja do të merret nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së Uefa (CEDB) në kohën e duhur,” tha një deklaratë nga organi drejtues i futbollit Evropian.
Gjatë himnit kombëtar danez u dëgjua një farë brohoritje dhe që është kritikuar nga zëdhënësi zyrtar i Kryeministrit Boris Johnson.
Pas lojës, përfaqësuesit danezë u pyetën nëse dëshironin të bënin një ankesë zyrtare, por thanë se nuk dëshironin ta çonin çështjen më tej.