Ministrja Balluku inspekton punimet në Bypass-in e Vlorës: Punimet përfundojnë pas 1 jave, me 16 korrik hapet për qarkullimin e automjeteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar mbrëmjen e sotme punimet për Bypass-in e Vlorës, ku janë duke u kryer punimet e fundit, një javë para hapjes së këtij segmenti për qarkullimin e automjeteve.

Balluku tha se më 16 korrik do të jetë e pranishme bashkë me kryeministrin Edi Rama në hapjen e segmentit, që do të bëjë të mundur që qytetarët të shkojnë drejt Jugut pa kaluar në qytetin e Vlorës.

“Ka ardhur momenti që ta deklaroj, që kjo rrugë do jetë e përfunduar në datën 15 korrik. Mbyllim të gjitha punimet. Do punojmë me Policinë Rrugore për ta kolauduar. Bashkë me kryeministrin dhe delegacionin e BE, pasditen e datës 16, ne do të hapim zyrtarisht këtë rrugë për kalim. Deri në 15 të gjithë së bashku të mbyllim edhe ato problematika që kanë ngelur! Për ta bërë të kalueshme, për tu dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve të shkojnë drejt Jugut pa pasur nevojë të kalojnë nga qyteti i mrekullueshëm i Vlorës. Vlora do ngelet një sajt turistik dhe jo një rrugë kalimi në Jug. Pas 7 ditësh do jemi për festë dhe jo për kontrolle teknike në mesnatë”, tha Balluku.

Më herët ministrja tha se Bypass-i i Vlorës do të hapet për sezonin e verës për të çliruar trafikun në zonën e Radhimës dhe në hyrje të qytetit.

“Edhe njëherë në Bypass-in e Vlorës, sot një javë para përfundimit të kësaj vepre dhe dorëzimit të saj provizor, e cilësoj. Pasi ashtu siç kemi vendosur për të hapur Bypass-i për sezonin veror dhe për të çliruar të gjithë trafikun që mblidhet në zonën e Radhimës dhe në hyrje të Vlorës u kemi dhënë më forca kantiereve, punohet me tre turne. Pikërisht sepse duhet të hapet ky kalim. Ashtu siç u hap Bypass-i i Fierit provizorisht për periudhën e verës ashtu po ndodh edhe me këtë Bypass”, tha ajo.

Lexo edhe :  "Bëra detyrën, nuk jam hero", flet efektivi i policisë që shpëtoi 3 qytetarë

Balluku preku edhe çështjen e sigurisë rrugore. “Jemi të përqendruar tek sigurua rrugore. Unë shikoj që në ndryshim nga një javë më parë, dukshëm, janë përmbushur disa nga kushtet e sigurisë rrugore. Pra, rrjeta nëpër skarpate, semaforët që do vendosen në kalimet me një korsi sepse janë Bypass-e provizore. I kemi kërkuar Policisë së Shtetit të vijë përpara se të dorëzohet vepra. Ne gjatë javës së fundit do të inspektojmë të gjithë rrugën, do presim nga ata sugjerimet që do na japin”, u shpreh ministrja.

Të fundit

Osmanët masakrojnë 800 të krishterë që nuk pranuan të konvertoheshin në Islam

1480 – Beteja e Otrantos Më 28 korrik 1480, një flotë osmane prej rreth 90 anijesh, me mbi 18 mijë...

Mbi 20 të vrarë në Gaza. Avionët dhe tanket izraelite, breshëri sulmesh në enklavë

Avionët dhe tanket izraelite vijuan bombardimet në zonat lindore të qytetit të Gazës përgjatë natës, duke vrarë të paktën 11 vetë. Në jug të enklavës,...

Kur merr fund i nxehti afrikan në Shqipëri?

Pas disa ditësh të mbizotërimit të temperaturave përvëluese, vendi ynë pritet të përjetojë një rënie graduale të valës së të nxehtit duke nisur nga...

Flakët kanë bllokuar fshatrat e Gramshit, Ministria thirrje urgjente banorëve: Largohuni

Ministria e Mbrojtjes ju bën thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të Gramshit që të evakuohen menjëherë nga banesat e tyre për...

Humbi gjurmët teksa notonte me nënën në det, gjendet pa shenja jete 6-vjeçari

Carlo Panizzo u gjet nga zhytësit rreth orës 3 të mëngjesit të së martës, rreth 100 metra larg bregut, në një thellësi prej 2...

Lajme të tjera

Web TV