Hetimet kanë nisur për dosje të reja dhe të vjetra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Pas një lloj apatie dhe kritikash, SPAK duket se ka nisur seriozisht hetimet për çështjet e korrupsionit në nivele të larta. Është kjo një rutinë normale të sistemit të ri të drejtësisë, apo edhe SPAK mbetet nën trysninë ndërkombëtare dhe qytetare për ndëshkimin e pushtetarëve dhe ish pushtetarëve që kanë shkelur ligjin?

 

SPAK ka nisur të jap shembuj se është shndërruar në institucion funksional dhe çështjet e hapura duket se japin shpresë edhe në opinionin publik se drejtësia ka nisur të veprojë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pas një viti e gjysëm që nga krijimi i tij, koha në dispozicion ka nisur të japë fryte. Në këtë aspekt duhet të presim dhe nisjen e punës funksionale të BKH si organ hetimi dhe që do i vijë në ndihmë çështjeve që janë ende në shqyrtim. Muaji gusht mendohet se do të jetë më operativ pas nisjes së punës së agjentëve të Byrosë së Hetimit dhe që janë specializuar dhe në vendet mike dhe që kanë mbështetur reformën në drejtësi. Kështu, nëse tashmë kemi një sërë dosjesh të celura apo të nisra në gjykatë, besohet se në muajt në vijim do të ketë dhe surpriza të reja për hetimin e korrupsionit edhe në nivele të larta. Në nivele të ndryshme të politikës, të funksionarëve të drejtësisë, apo drejtues e ish drejtues të administratës së lartë shtetërore apo lokale, shihet se ka një lloj paniku që po vjen duke u shtuar gjatë muajve të verës dhe në vazhdim. Shembulli i mirë është se shihet një këmbëngulje që së pari të pastrohet sistemi i drejtësisë, pra pikërisht aty ku funksionarë, prokurorë apo gjykatës e kanë bërë pis sistemin dhe që jo më kot në sondazhet nga opinioni publik sistemi i drejtësisë është më i pabesueshmi. Në këtë aspekt nuk kemi të bëjmë me një rutinë të zakonshme, por me një etapë të re dhe një vullnet si politik ashtu dhe me mbështejen e ndërkombëtarëve për thelluar luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe lidhjet e tij me politikën. Në gjithë këto vite, zullumi është bërë kaq i madh saqë kjo nuk mund të bëhet me punë rutinë, as me terapi të pjesshme, por me ndërhyrje kirurgjikale për të shpëtuar ekonominë dhe shoqërinë shqiptare nga tumori i korrupsionit.

 

Dosja më e fundit është arrestimi i krybashkiakut Fatos Tushe, ndërsa kreu i SPAK ka paralajmëruar “se ky është fillimi”. A jemi përpara një revanshi ligjor ndaj personave të implikuar në korrupsion?

Tushe është funksionar i lartë lokal dhe çështja ndaj tij është jo vetëm paralajmërim për këdo që abuzon me fondet publike, por nisja e një cikli që do të vijojë. Së pari duhet krijuar besueshmëria tek institucionet e reja të drejtësisë, që ato po e bëjnë punën dhe misionin e tzre të pandikuar nga politika. Fakti që ish- kryebashkiaku i Lushnjes ishte përfaqësues nga maxhoranca jep një garanci më shumë se ndikimi i politikës tek drejtësia është zbehur ndjeshëm dhe që gjzqtarët e prokurorët thjesht duhet të fokusohen tek puna e tzre, vetëm rezultatet dhe shtrirja e hetimit në të gjitha kahet e poltikës jep besueshmëri për këto organe. Tushe nuk do të jetë i vetmi në proces, pasi hetimet kanë nisur për dosje të reja dhe të vjetra. Dhe kz është shembulli se korrupsioni nuk ka kah dhe se është mirë që partitë politike të distancohen nga çdokush që ka abuzuar dhe ti sigurojë mbrojtje politike. Rasti që kryeministri e shkarkoi direkt Tushen nga detyra menjëherë pas arrestimit, është një shembull që duhet ndjekur nga të gjitha palët. Ky është dhe tregues i vullnetit politik të të gjitha palëve për për të luftuar korrupsionin në rradhët e tyre, dhe kjo veecse ndihmon drejtësinë të operojë suksesshëm në këtë drejtim.

Lexo edhe :  Muskujt kundër mendjes

 

Nëse rritet numri i zyrtarëve të lartë të proceduar penalisht a ka kjo ndikim politik edhe në qeverisjen e vendit?

Korrupsioni nuk ka ngjyrë. Nëse kjo betejë për korrupsionin do të shfrytëzohej për të goditur apo për ta përdorur kundër kundërshtarëve politikë, ky nuk do të ish qëllimi i reformës dhe pak do i shërbente shoqërisë. Partitë politike kanë shansin të tregojnë përgjegjshmëri ndaj qytetarit dhe elektoratit të vet,për ti dhënë mbështejtje kësaj beteje të drejtësisë. Nëse dhe gjatë fushatës elektorale korrupsioni u evidentua si një nga fenomenet që janë bërë më pengesë për zhvillimin e vendit, atëherë partitë kanë shansin ta tregojnë me vepra se kanë vullnetin për tiu bashkangjitur luftës kundër këtij fenomeni. Përdorimi për efekte politike i këtij procesi veçse do tiu humbte kredibilitetin dhe do ketë pasoja elektorale për vetë ato në zgjedhjet e ardhshme. Maxhoranca deri tani ka dhënë mbështetje në funksion të drejtësisë duke u shprehur qartë se kush ka shkelur ligjin do të përballet vetë me drejtësinë dhe nuk do i sigurohet asnjë lloj mbrojtje. Këtë gjë duhet ta deklarojë dhe ta bëjë konkrete edhe opozita.

 

A do të shkojë paralelisht çështja “non grata” nga SHBA dhe ndëshkim nga drejtësia e re, dhe a do arrijë ndëshkueshmëria deri në nivelet më të larta?

Mendoj se këto çështje janë të ndara. Drejtësia ka betejën e saj dhe faktet përpara dhe nuk ka pse të ndërlidhë punën e saj me faktorë të tjerë. Në vetvete reforma nënkupton që të kemi një sistem drejtësie të efektshëm dhe jo që të jetë i varur dhe në vijim nga nismat e tjera. Së pari ajo duhet të përmbushë pritshmëritë e opinionit publik pasi dhe si institucione janë në funksion të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare.

 

Të fundit

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk...

Duka, vizitë historike në Bujanoc për turneun futbollit në Luginën e Preshevës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut të futbollit për fëmijë...

Lufta në Gaza, BE propozon që Izraelit t’i pezullohet qasja në fonde

Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e qasjes së Izraelit në fondet e Bashkimit Evropian për start-up në fushën e teknologjisë, teksa presioni rritet për...

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave më “të fuqishme” në botë,...

Grushtet mbi kamerierin dhe shuplaka mbi shoqërinë

Nga Sebi Alla Shuplakë, grushte dhe fyerje mbi një gjimnazist vetëm 18-vjeçar, kamerier në një kompleks të njohur në Vlorë. Dhunuesi mund të ishte kushdo....

Lajme të tjera

Web TV