SHBA tërhoqi trupat nga Afganistani, talibanët kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Talibanët tashmë kanë marrë nën kontroll 85% të territoreve në Afganistan, sipas një deklaratë të një zyrtari taliban Shahabid Delaëare. Forcat e huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po tërhiqen nga Afganistani pas gati 20 vitesh.

Ky veprim ka inkurajuar kryengritësit që të rimarrin kontrollin në shumicën e territoreve në Afganistan. Qindra forca afgane të sigurisë janë larguar në Taxhikistan duke ngritur shqetësime në Moskë dhe kryeqytetet e tjera se ekstremistët mund të arrijnë deri në Azinë Qendrore

Në një konferencë për shtyp të premten në Moskë, tre zyrtarë talibanë thanë se ata nuk ishin kërcënim për rajonin. Zyrtarët theksuan se talibanët do të bënin gjithçka  për të parandaluar që Shteti Islamik të vepronte në Afganistan dhe do të bënin çmos për të mos lejuar prodhimin e drogës.

Delegacioni i talibanëve tha  se të drejtat e pakicave etnike do të respektoheshin. Ndërkohë Ministria e Jashtme e Rusisë u ka bërë thirrje palëve të përfshira në konflikt në Afganistan të vetëpërmbahen.

Të fundit

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE,...

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo LSM. Ish-bashkëlojtarët tek Barcelona tashmë...

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona. Në emisionin...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

Lajme të tjera

Web TV