14-vjeçari tmerron banorët e Kurbinit, nxjerr kallashin dhe qëllon me breshëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 14-vjeçar në Kurbin ka qëlluar në ajër breshëri automatiku, duke terrorizuar banorët. Ishin këta të fundit të cilët njoftuan policinë dhe i mituri u neutralizua pa shkaktuar ndonjë problem, e më pas u vu në pranga.

Incidenti ka ndodhur në fshatin Shpërdhet ndërsa policia ka sekuestruar armën e zjarrit automatik me të cilën i mituri me iniciale D.T., qëlloi në ajër.

Banorët njoftojnë Policinë se i mituri qëllon në ajër me armë zjarri, ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë, neutralizon pa shkaktuar probleme dhe vë në pranga 14-vjeçarin.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik, me të cilën kishte qëlluar me breshëri në ajër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në fshatin Shpërdhet, Kurbin, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit D.T., 14 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit automatik, me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Rama kërcënon ndërtuesit: Do të shkoni të gjithë në burg nëse ndërtoni pa leje

Kryeministri Edi Rama tha se reforma e re për menaxhimin e territorit do të shmangë “gjelat” nëpër Prokurori dhe...

Netanyahu dhe strategjia e zvarritjes: Si e përdor krizën për të qëndruar në pushtet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, përballë një koalicioni të brishtë dhe krizash të njëpasnjëshme politike, po ndjek një strategji të njohur për shtyrjen dhe zvarritjen...

Zjarr i pakontrolluar në Dimal/ Flakët afër banesave, banorët në panik

Një zjarr është regjistuar në Dimal. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. Sipas raportimeve paraprake situata është jashtë kontrollit. Nga flakët rrezikohen disa banesa. Në ndihmë të zjarrfikësve...

Pse 30 këshilltarë janë pak për një drejtor ujësjellësi?

Nga Lutfi Dervishi Këshilltar për burimin e ujit, që të ruajmë origjinën shqiptare të ujit Këshilltar për basenin e ujit. Këshilltar për klorifikimin. Këshilltar për tubat kryesorë. Këshilltar për...

‘Përralla me dado’ mbaron/ Greqia miraton ligjin e ri për azilin, ja kush preket

Amendamenti i Ministrisë së Imigracionit për pezullimin tremujor të kërkesave për azil për emigrantët që hyjnë nga Libia dhe Afrika e Veriut u miratua...

Lajme të tjera

Web TV