Aksidenti i rëndë në Gramsh/ Xhama të thyer, syze dhe ushqime, dalin pamjet e minibusit të rrëzuar në humnerë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Minibusi që do të shihni në video, mesditën e sotme, doli nga rruga në aksin Gramsh-Kërpicë dhe si pasojë përfundoi në përrua.

Në video shihet minibusi i përmbysur, e pranë saj, identifikohen lehtë një palë syze dielli.

Xhamat e minibusit janë të thyera, ndërsa dëmtimet në strukturë janë të shumta. Kujtojmë se nga aksidenti i rëndë, mbeti i vdekur një 30-vjeçar, i quajtur Ledian Lami, si dhe u plagosën 9 të tjerë.

Aktualisht, këta të fundit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht, policia dyshon se shkak i aksidentit është bërë fakti se shoferi i minibusit, po drejtonte mjetin duke folur në celular. Gjatë kësaj procedure ai ka humbur përqendrimin, e kësisoj edhe kontrollin, duke përfunduar në përroin përbri rrugës kryesore.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV