E pazakontë! Fatos Tushe dha 70 mijë euro me fajde nga kredia që kishte marrë në bankë me interes 5 % në vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E pazakontë, por zyrtarët e lartë gjejnë gjithmonë forma nga më të çuditshmet për t’u pasuruar.

Ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u arrestua disa ditë më parë me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre në disa drejtime, jepte para me fajde nga një kredi që kishte marrë në një bankë të nivelit të dytë. Nëse në bankë kredinë e kishte marrë normë interesi 5 % në vit, një pjesë të parave nga kjo kredi i jepte hua me interes 1.5 në muaj. Në shkurt të vitin 2008, Tushe ka marrë një kredi me vlerë 185 mijë euro me afat 20 vjet, me 5 % interes në vit dhe me këst mujor 1 229 euro.

Një vit më pas, Tushe jep me fajde 70 mijë euro me burim pikërisht kredinë 185 mijë euro që kishte marrë një vit më parë. Tushe thotë se ka nënshkruar dy kontrata për dhënien hua me interes 1.5 në muaj të shumës 40 mijë euro në dhjetor të vitit 2009 dhe 30 mijë euro në shkurt të vitit 2010. Në vitin 2011 Tushe deklaron 4.2 mijë euro nga interesat e huasë me interes. Në vitin 2012 deklaron 3 150 euro interesa të huasë. Në vitin 2013 befas ndërpriten të ardhurat nga interesat e huasë, ndërkohë që nuk deklarohet kthimi 70 mijë eurove, shumë të cilën pretendon se ka dhënë hua. Gjithsesi, dhënia e parave me fajde nga individë të palicencuar dhe autorizuar është e ndaluar me ligj dhe përbën vepër penale.

Një pikëpyetje e madhe ngrihet mbi burimin e parave të kryebashkiakut për të shlyer kredinë, të cilën e ka përdorur për të blerë disa pasuri të paluajtshme dhe 70 mijë euro për ta dhënë hua me interes. Tushe duhet të paguajë çdo vit 14 700 euro këstet e kredisë. Të ardhurat e Tushës janë vetëm paga e tij si kryebashkiak dhe paga modeste e bashkëshortes, dieta dhe rimbursim transporti, të cilat në total janë të pamjaftueshme për të shlyer këstet e kredisë. Për shembull, në vitin 2014 të ardhurat vjetore në total të Tushes janë 1.7 milionë lekë, gati se shuma e kësteve të kredisë. Në kushtet kur Tushe thotë se ka paguar 14 700 euro këstet e kredisë, nuk dihet se me çfarë parash i ka mbuluar kryebashkiaku shpenzimet e jetesës./Shqiptarja

Të fundit

Gjashtë emrat që garojnë për kreun e Gjykatës Kushtetuese

Këtë të mërkurë janë përzgjedhur gjashtë kandidatë që do të garojnë për postin e drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas...

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

OpenAI ka premtuar të prezantojë kontrollet prindërore për ChatGPT. Kur kontrollet të jenë të disponueshme, ato do t’u lejojnë prindërve të lidhin llogaritë e tyre...

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Gjiganti gjerman i teknologjisë, Loewe dhe argjendari i njohur amerikan Jacob & Co. kanë bashkuar forcat dhe kanë prezantuar një seri të kufizuar kufjesh...

Flutura Açka, kërkësë publike Gazmend Bardhit: Më kërko falje!

Flutura Açka, i ka drejtuar një kërkesë publike për ndjesë Gazment Bardhit. E ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku, Açka u shpreh e...

30-vjeçarja bie nga kati i 6-të i pallatit pas sherrit me partnerin!

Evelinndel Moori Chamorro me origjinë nga Peruja, ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës (1 shtator) pasi ka rënë...

Lajme të tjera

Web TV