Sfidat e shtatorit të parlamentit të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Çelja  e sezonit të ri parlamentar paraqitet shumë intrigues ndërsa ish opozita e vjetër që braktisi mandatet, rikthehet si opozitë e re duke zëvendësuar pas dy vjetësh deputetët e listës së poshtme të saj. Shtatori përbën kështu jo vetëm fillimin e sfidës së punës së parlamentarëve të rinj në këtë mandat, por dhe për faktin se që në ditët e para të tij do të shihet nëse salla e parlamentit do të jetë thjesht fushë beteje politike apo do të gjejë vend thirrja për bashkëpunim për hir të reformave dhe interesave të vendit. Deri atëhere mbetet nën vëzhgim PD dhe lidershipi i saj si për qëndrimet që do të përcjellin gjatë kësaj periudhe ashtu dhe qasjen në raport me vendin dhe ndërkombëtarët. Sfidat do të jenë të thekshme që në nisje. Çështja e presidentit të ri nëse ndërkohë do të jetë shprehur dhe Gjykata Kushtetuese për shkarkimin e Metës, mbetet në krye të listës me të cilat do të duhet të përballet parlamenti i ri. Sidoqoftë tema e presidentit të ri mund të shërbejë dhe shtytje për nisjen e një dialogu midis maxhorancës dhe opozitës dhe që mund të shtrihet e të zgjerohet dhe në fusha të tjera. E gjithë kjo mund të çojë drejt një procesi për një marrëveshje më të gjerë midis dy palëve, gjë e cila është ripërsëritur shpesh nga kryeministri Rama që i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit pa cak me opozitën. Në këtë paketë  nuk mund të mos përfshihet dhe çështja e zgjedhjeve vendore që ndonëse pret një vendim nga Gjykata Kushtetuese, mund të mbështetet dhe mbi një marrëveshje politike. Përveç bashkive të ndryshme në të cilat mungon kryetari si në Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Dibër, Lushnjë etj, zgjedhjet mund të përfshijnë dhe ato bashki në të cilat është votuar me vetëm një kandidat, pas braktisjes së zgjedhjeve nga opozita. Gjithsesi, për sezonin e ardhshëm parlamentar mbeten dhe shumë projektligje të cilat nuk arritën do të shqyrtohen nga parlamenti që mbylli mandatin. Janë rreth 30 projektligje të tilla, që prekin sfera të ndryshme, që nga krijimi i një regjistri kombëtar për personat e dënuar për krime seksuale, faljen e gjobave gjatë pandemisë, pensionet e minatorëve, ndryshime në Kodin Penal dhe atë të Kodit të Familjes dhe deri tek projektligji për referendumet vendore dhe kombëtare si dhe projektligji për amnistinë fiskale dhe penale. 19 prej këtyre projektligjeve vijnë si iniciativa nga deputetët. Pjesa tjetër e projektligjeve janë të qeverisë dhe duket se nisma që parashikon deklarimin e parave dhe pasurive të padeklaruara më parë, duke paguar një tarifë nga 5 deri në 10 % të vlerës së parave apo pasurive të paluajtshme do të ketë debat të fortë aq sa kritikat për rrezikun e legalizimit të parave të pista dhe pasurive të paligjshme ka bërë që nisma të pezullohet dhe Kryeministri ka pohuar se do bëhet ekspertizë ndërkombëtare për të ndryshuar projektligjin.

Të fundit

Muriqan/ Tre kg kokainë në tavanin e furgonit, Policia Kufitare arreston lushnjarin

  Policia Kufitare ka sekuestruar 3 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë, që vinte nga Gjermania. Pas kontrollit të ushtruar në...

Malësi e Madhe/ Përplaset me makinë një 47-vjeçar, dërgohet në spital

Një 47-vjeçar është përplaset nga makina që drejtohej nga një 60-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në fshatin Alijaj, Bajzë të Malësisë e Madhe. Si pasojë...

Disa nga shprehjet më të njohura të ish-Presidentit Jimmy Carter

  Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter vdiq në shtëpinë e tij në Plains të Xhorxhias. Ish Presidenti ishte 100 vjeç. Në vijim sjellim disa pjesë nga shprehjet...

Vlora Marina dhe Celim, rehabilitojnë lulishten Marigo Pozio në qytetin e Vlorës

Një hapësirë publike e rikthyer në funksion të qytetarëve Qytetarët e Vlorës do të kenë tashmë një hapësirë publike tërësisht funksionale për t’u argëtuar dhe...

Kryeministri Rama njoftoi vizitën e Trump, Berisha: Do ta organizoj unë Samitin e NATO-s

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi vizitën e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në Shqipëri gjatë...

Lajme të tjera

Web TV