Tenderat dhe korrupsioni/ Rama kryebashkiakëve: Do të përballeni me SPAK dhe me mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar krerëve të bashkive të përfundojnë procesin për regjistrimin e tokave bujqësore, duke i paralajmëruar se kjo gjë nuk mund të jetë më një kosto publike për qeverinë në mandatin e tretë

Nga Fernada Cenko

Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, kryeministri Edi Rama, në një takim me kryebashkiakët e vendit ju ka bërë të ditur se për çdo aferë do të përballen me SPAK dhe personalisht me të. Ai u bëri thirrje që të mos ndikojnë me pushtetin e tyre në favorizimin e njërës apo tjetrës palë në prokurimet publike, pasi, sipas tij, do të përballen me SPAK-un. “Ju sugjeroj shumë dashamirësisht të mos ndikoni me pushtetin tuaj në favorizimin e njërit apo tjetrit në prokurimet publike. Mos luani me një zjarr që do të bëhet përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do të ketë mbështetjen time të plotë. Nga 61 bashki, 47 prej tyre, procedurat e prokurimeve publike i bën me vetëm një operator ekonomik. Në çdo rast që do të ketë dyshime për tendera korruptivë, kryebashkiakët do të përballen me SPAK-un për të dhënë shpjegime. Mund të jetë kushdo prej jush, por jo unë dhe Partia Socialiste. Të gjitha procedurat me negocim, pa shpallje, do t’i nënshtrohen hetimit administrativ”, deklaroi Rama. Nisur nga rasti i Tushes, Rama u tha kryebashkiakëve se nga hetimi i Agjensisë së prokurimit Publik  janë vënë re shumë shkelje, dhe nëse  në tenderat që një bashki ka dhënë do shihen element abuzivë, atëherë përgjegjës do të jenë pikërisht ata dhe nga gjoba do të kalojnë në denoncime në SPAK. “Bashkitë duhet të reagojnë ndaj rekomandimeve të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Mosreagimi ose mosargumentimi do të përfshihet në hetim administrativ dhe do të dërgohet për hetim penal në SPAK”, shtoi kreu i qeverisë. Kryeministri Rama u ka prezantuar edhe 5 prioritete që duhen të kenë parasysh dhe që të mos anashkalojnë asnjë nga këto pika, “t’i vënë gishtin kokës, e të mos luajnë me zjarrin” pasi theksoi se 88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme. Kësisoj ai u ka dhënë ultimatum se kush nuk do të punojë nuk do të marrë asnjë fond. Rama ka theksuar se tashmë fondet do të kenë lidhje të ngushtë me performancën e secilit.

Tokat bujqësore

Kreu i qeverisë zbuloi se një tjetër arsye e takimit të thirrur është regjistrimi i tokave bujqësore. Lidhur me këtë Rama nuk kurseu kritikat, duke iu thënë kryetarëve të bashkive se nuk kanë punuar. Kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar krerëve të bashkive të përfundojnë procesin për regjistrimin e tokave bujqësore, duke i paralajmëruar se kjo gjë nuk mund të jetë më një kosto publike për qeverinë në mandatin e tretë. Sipas Ramës vetëm 9 bashki kanë dorëzuar në Kadastër dokumentacion për këtë proces, ndërsa 52 bashki të tjera nuk kanë dhënë shenjë se po punojnë. “Arsyeja e dytë themelore për thirrjen e këtij takimi është domosdoshmëria e një ndryshimi imediat të kursit tuaj qeverisës në lidhje me regjistrimin e tokës bujqësore. Qeveria e mandatit të tretë, PD dhe unë personalisht nuk do pranojmë të marrim asnjë kosto publike për zvarritjen e këtij procesi prioritar. Del mirëkuptimi deri më sot dhe justifikimi me gjithë argumentet përkatës që i keni bërë jo pa të drejtë kësaj vonese që tani është e patoleruseshme, sepse janë bërë të gjitha ato që mund të bëheshin që ky proces të hyjë në një shpejtësi krejt të re dhe që regjistrimi i tokës bujqësore të përfundojë brenda mandatit të tretë”, është shprehur Rama me ultimatum. Ai e ka cilësuar këtë proces si një sfidë historike. “Ligji i ri që është pjesë e këtyre përpjekjeve i ka thjeshtuar procedurat, i ka mbledhur të gjitha dokumentet në një vend, në Kadastër. Por ky proces nuk mund të bëhet masivisht po nuk përfundoi dorëzimi i gjithë dokumenteve e hartave në Kadastër. Këtu kanë rol bashkitë. Pranë këtyre institucioneve është depozituar historikisht për 30 vjet ky dokumentacion dhe ka qenë detyrim ligjor administrimi i këtij dokumentacioni që akoma sot nuk po mblidhet dot në kadastër”, theksoi Rama. Kryeministri nxori në pah edhe mungesën e bashkëpunimit mes dy institucioneve, siç është në këtë rast Kadastra dhe Bashkia. Sipas Ramës, Lame ka bërë dy herë thirrje për bashkëpunim, por kësaj thirrje e janë përgjigjur shumë pak bashki. “Agjencia Shtetërore e Kadastrës ju është drejtuar dy herë, 7 tetor 2020 dhe 30 mars 2021. Tani çfarë ka prodhuar ky drejtim dy herë me shkresë, vetëm 10% e bashkive e kanë kryer dhe e kanë kryer përgjithësisht pjesërisht këtë detyrë. Konkretisht vetëm 9 bashki kanë dorëzuar dokumentacionin, ndërsa 52 jo vetëm që nuk e kanë dorëzuar, por nuk kanë dhënë asnjë shenjë që po merren me këtë punë. Me ndarjen e re administrative, bashkitë morën detyrimin të mblidhnin arkivat e ish-komunave. nuk e kanë bërë akoma deri më sot. Tani o bëhet kjo, o nuk bëhet dot regjistrimi përfundimtar për tokën bujqësore për një dynja njerëz që dalin nga shtëpia pa u gdhirë dhe që i lënë dhe i gjejnë fëmijët në gjumë për të punuar tokën dhe për një ekonomi që nuk mund të zhvillohet me gjithë forcën e mundshme për shkak të mungesës së titujve të pronësisë që pengojnë transaksionet, shitjet e blerjet, për të mos thënë të tjera”, tha Rama.

Lexo edhe :  Paris Hilton thotë se nuk do që fëmijët t'i ngjajnë në këtë aspekt

Burimet njerëzore dhe mjetet

Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek ankesat që vinë nga kryetarët e bashkive për të justifikuar mosplotësimin e detyrimeve që i kanë lindur. Sipas Ramës, nuk ka asnjë justifikim as për burime njerëzore as për mjete. “Argumentet që nxirrni ju janë sa të çuditshëm aq dhe të papranueshëm më. Jo po nuk disponojmë dokumentacionin nga ish-komisionet e ndarjes së tokës në zbatim të ligjit të famshëm, jo po formularët janë të amortizuar, jo po nuk kemi njerëz, jo po na duhen mjetet. Dëgjoni këtu, kemi bërë reformën administrative dhe një pjesë e madhe e bashkive kanë më pak se sa duhet të kishin njerëz se sa kishin 300 e ca komuna”, u shpreh shefi i qeverisë. Rama tha se qeveria ka mbështetur gjithmon bashkitë me mjete, por që kjo e fundit ka bërë prap tenderime për të fituar lekë, dhe keqmenaxhimi, sipas Ramës i ka kthyer në arkën “zero”. “Janë kthyer bashkitë në hapësira për indulgjenca si gjithmonë për fat të keq është bërë dhe siç qeveria ka ndaluar së bëri, por ka bërë të kundërtën duke i përdorur fondet për pensione në moshë të re, që do të thotë fut në punë, jep një rrogë dhe u kry. Pa asnjë llogari eficence dhe pa asnjë sens financiar. Kështu që njerëzit i keni aty, mjetet i keni aty. Po kur ke mjetet që t’i sjell qeveria për të pastruar kanalet dhe bën tendera patjetër që nuk dalin lekët dhe patjetër që nuk funksion dhe patjetër që përfundon në burg”, tha Rama. Kryeministri hoqi edhe një paralele mes bashkisë së Fierit dhe të Lushnjes. “Sot në Fier nuk ka një kanal, në gjithë atë Fier, me gjithë atë intensitet prodhimi që të ketë bllokim, ose të ketë një komunitet që të thotë nuk pastrohet. Pa tendera, duke i ndenjur kryetari i bashkisë në krye dhe kanalet janë të pastra. Në Lushnjë kanalet nuk janë të pastra dhe kryetari i bashkisë në burg, se do bënte tendera. Po flas në parim, kur do ta bësh apo nuk do ta bësh punën. Çfarë justifikimi kemi kur njerëzit nuk marrin tokën”, deklaroi Rama. Mes kryebashkiakëve socialistë të thirrur sot në takim me kreun e qeverisë Edi Rama i vetmi që mungon ishte kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli. Kjo vjen si rrjedhojë e përplasjeve të vazhdueshme brenda partisë, pasi Leli nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryebashkiakut për të kandiduar për deputet.

Rama bën lëvizjen tjetër me Tushen, e përjashton nga PS

“Korrupsioni, ryshfeti, bakshishi nuk ka ngjyrë politike dhe janë llumi me të cilin ne do përballemi për të reformuar Shqipërinë. Korrupsioni e ryshfeti nuk ka ngjyrë politike”

Kryeministri Edi Rama deklaroi përjashtimin nga Partia Soacialsite të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u arrestua për shpërdorim detyre. Rama tha se korrupsioni e ryshfeti nuk ka ngjyrë politike dhe kjo masë do të rishikohet nëse ai do të dalë i pafajshëm nga drejtësia. “Korrupsioni, ryshfeti, bakshishi nuk ka ngjyrë politike dhe janë llumi me të cilin ne do përballemi për të reformuar Shqipërinë, do të ndërtojmë shtetin e së drejtës dhe të refuzojmë çdo mbrojtje dhe të udhëheqim popullin drejt majës ku do ta ngjisim Shqipërinë me forcën e shembullin jo shembullin e forcës. Kryebashkiaku i Lushnjës shkarkohet nga detyra dhe përjashtohet nga PS-ja. Masa që do rishikohen nëse do të dalë i pafajshëm nga drejtësia”. Rama përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se të akuzuarit dhe të pandehurit nuk do të kenë kurrë mbrojtje nga PS. “Arrestimi i Tushe dhe bashkëpunëtorëve të akuzuar nga SPAK për korrupsion. Kryebashkiaku dhe të tjerët kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në fund të gjykimit, por nuk është detyra ime dhe PS-së që të kërkojnë pafajësinë e tyre është puna e avokatëve të të pandehurve dhe ky është rasti për t’u përsëritur ju dhe gjithë të tjerëve që kanë marrë besimin e shumicës sonë se PS-ja nuk është zyrë avokatie e të pandehurve dhe të akuzuarve nga drejtësia, por fuqia e popullit për shërbyer Shqipërisë dhe jo të pandehurve dhe të akuzuarve në radhët  e veta”, është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë takimit që pati me kryetarët e bashkive.

Arrestimi dhe shkarkimi

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe. Me vendim të Këshillit të Ministrave, thuhet se Tushe ka kryer shkelje të rënda me postin e tij të kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe për këtë ai shkarkohet nga detyra, vendim që hyn menjëherë në fuqi. Fatos Tushe u arrestua në datë 6 korrik nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës. Ky vendim u mor brenda ditës nga Këshilli i Ministrave, ndërsa një ditë më pas vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare. Pas arrestimi të Tushes, erdhi dhe reagimi nga kryeministri Rama, i cili tha se ai nga PS nuk do ketë asnjë mburojë dhe se duhet të përballet vetë me drejtësinë. Pas këtij reagimi, ka ardhur edhe vendimi për shkarkimin e Tushes nga kreu i Bashkisë së Lushnjës.

Të fundit

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron kreun e ARRSH-së (Emri)

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante...

Ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Kthehet ora verore me akrepat që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars. Akrepat lëvizin një orë para,...

“Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Që nga 20 maji 2024, kampet në Shqipëri që do të përpunojnë kërkesat për azil të individëve të shpëtuar nga autoritetet italiane do të...

Skema e re për vitet e punës/ Vështirësitë e pagesave me bankën për pensionet

Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër. Por...

“Të bashkojmë forcat”/ Rama: Procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar që po mbahet këtë të enjte theksoi se procesi i integrimit në BE kërkon dije...

Lajme të tjera

Web TV