Tenderi prej 2.8 miliardë lekësh për blerjen e uniformave të policisë, Lleshaj: Nuk kam rol

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sandër Lleshaj mbante detyrën e ministrit të Brendshëm, kur u nënshkrua tenderi për blerjen e uniformave të policisë së shtetit me vlerën mbi 2.8 miliardë lekë. SPAK firmosi të shtunën urdhër-arrestin për 9 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, nën akuzë për shkeljen në barazi dhe pjesëmarrje në tendera. Ish-ministri, Sandër Lleshaj ka folur për herë të parë për këtë çështje, ku ka përshëndetur SPAK për hetimet e kryera.

Duke qenë se bëhet fjalë për një procedurë hetimi në zhvillim, mendoj se kontributi më mirë i secilit është lënia e qetë e SPAK në kryerjen e detyrës së saj. Unë kam kërkuar publikisht që në shtator të vitit të kaluar që kjo çështje të hetohet. Fakti që kjo gjë po ndodh është për t’u përshëndetur, ndërsa tentativat për të bërë politikë me këtë rast janë për t’u refuzuar” tha Sandër Lleshaj.

Duke iu referuar hetimeve që zgjatën për rreth 10 muaj, rezulton se për të favorizuar kompaninë D&E shpk, që fitoi edhe tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit për një periudhë 4 vjeçare, agjencia e blerjeve të përqendruara në ministrinë e Brendshme shtyu afatin e zhvillimit të tenderit. Lleshaj sqaron se në këto procedura nuk ka pasur asnjë ndikim, pasi ministri nuk ka asnjë rol.

Si Ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha as autoritet ligjor për t’u përfshirë në asnjë procedure konkrete prokurimi. Sistemi i prokurimit në Shqipëri ka autoritetet e veta të administrimit, të menaxhimit, të kontrollit dhe të ankimimit, ku ministri nuk ka rol”. Hetimi i SPAK për këtë tender ka nisur pas një kallëzimi formal nga deputetët, Myslym Murrizi dhe Halit Valteri. /Abc

Lexo edhe :  Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët

 

Të fundit

Rritje rekord e shpenzimeve për mbrojtjen, vendet e BE-së shpenzuan 343 miliardë euro

Në vitin 2024, shpenzimet e mbrojtjes në të 27 Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian arritën një shifër të paprecedentë...

A do të ketë dallime në çmimet e energjisë në Gjermani?

Konsumatorët e energjisë elektrike në Gjermani po përballen me shumë probleme. Ndërsa koalicioni qeverisës në Berlin po përballet me një tjetër sprovë të re. Arsyeja: e...

‘Tërmet’ në Nestle, CEO i kompanisë shkarkohet për një lidhje sekrete me punonjësen e tij

Tërmet në shtëpinë e Nestlè. Drejtori ekzekutiv i kompanisë shumëkombëshe zvicerane agro-ushqimore, 63-vjeçari francez Laurent Freixe, u shkarkua pas vetëm një viti në detyrë për...

“The Times” shpall figurat më me ndikim në IA, kryeson Sam Altman

Revista TIME ka publikuar këtë fundjavë edicionin e tretë të listës vjetore TIME100 AI, një pasqyrë e njerëzve më me ndikim në fushën e...

Kryeministri i Kroacisë paralajmëron: Serbia në prag të luftës civile

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka thënë se Serbia është në prag të luftës civile. Gjatë një diskutimi në panel të liderëve në Forumin...

Lajme të tjera

Web TV