5 mënyrat e thjeshta që ju ndihmojnë të humbisni dhjamin rreth belit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të humbasësh kilogramët e tepërt nuk është gjithnjë një mision shumë i thjeshtë prandaj ekspertët gjejnë mënyra të reja për ta arritur këtë. Vështirësia më e madhe është largimi i dhjamit në zonën rreth barkut dhe belit e për këtë do të flasim edhe në këtë artikull.

Më poshtë jepen 5 mënyra efikase të cilat do ju ndihmojnë të ndiheni më të dobët.

Eliminoni sheqerin

Këshilla e parë nis nga ushqimi dhe tek ushqimet që ju shëndoshin më shumë. Sheqeri apo çdo recetë që e përmban këtë përbërës nuk duhet të jetë pjesë e dietës tuaj. Një studim tregon se sheqeri i shtuar përveçse ju shëndosh është dhe shumë i dëmshëm për organizmin dhe metabolizmin tuaj. Kur konsumoni shumë sheqer mëlçia furnizohet me shumë fruktozë e cila më pas kthehet në dhjam.

Një tjetër studim mbi fëmijët dhe peshën tregoi se 60% e pjesëmarrësve që konsumonin çdo ditë sheqer ishin më të prirur për të vuajtur nga obeziteti. Kështu që mundohuni të eliminoni sa më shumë pijet me sheqer dhe ushqimet e pasura me të. Këtu futen lëngjet e përpunuar të frutave, çajrat e ftohtë të gatshëm apo pijet me gaz.

 

Hani më shumë proteina

Proteinat ju ndihmojnë të rrisni muskuj të shëndetshëm ndaj është mirë t’i konsumoni në çdo kohë. Ato njihen si një nga makronutrientët më të rëndësishëm për të humbur në peshë. Proteinat mund ta ndalojnë ndjenjës e urisë me 60% dhe ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori e të qëndroni më gjatë të ngopur gjatë një dite. Ato janë efikase sidomos për të eliminuar dhjamin në zonën e barkut ndaj mundohuni të konsumoni më shumë vezë, peshq, bishtajorë, arra, mish dhe bulmet.

Lexo edhe :  Cilat janë 4 frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

 

Më pak karbohidrate

Konsumimi i më pak karbohidrateve është rruga më efektive drejt largimit të dhjamit. Kjo mbështetet edhe nga studimet të cilat tregojnë se kur njerëzit heqin dorë nga kimikatet, uria ulet dhe kilogramët largohen. Pra evitoni karbohidratet e përpunuara si sheqeri, karamelet dhe buka e bardhë. Nëse keni si qëllim të humbisni shpejt kilogramët e tepërt, ekspertët këshillojnë të konsumoni vetëm 50 gramë karbohidrate në ditë.

 

Konsumoni ushqime me fibra

Fibrat gjenden më së shumti tek perimet dhe frutat, pra mund ta kuptoni të gjithë vlerën që trupi juaj përfiton. Fibrat ju mbajnë të ngopur dhe ju ndihmojnë të largoni kilogramët e tepërt. Një studim tregoi se rreth 14 gramë fibër në ditë bashkë me uljen e kalorive me 10% mund t’ju ndihmojë humbisni rreth 2 kilogramë në më pak se 4 muaj. Mënyra më e mirë për të përfituar më shumë fibra është të konsumoni shumë perime, sidomos bishtajorë, drithëra dhe fruta.

 

Ushtrohuni

Ushtrimet janë çelësi i një trupi të shëndetshëm e në formë ndaj nuk mund t’i lini mënjanë. Sidomos për zonën e barkut do ju duhet të ushtroheni në mënyrë intensive për të humbur të gjithë kilogramët e tepërt. Në ndryshim nga stërvitja me peshë të rënda, ajo çfarë ju ndihmon në këtë rast janë ushtrimet aerobike, vrapi, noti apo ecja e shpejtë.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV