“Euro 2020”/ Italia si kampione përfiton mbi 28 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Euro 2020” do të hyjë në histori, jo vetëm si evropiani i parë shëtitës, por edhe si edicioni më i pasur UEFA akordoi në total një shpërblim për skuadrat pjesëmarrëse në këtë kompeticion 331 milionë Euro, 30 milionë euro më shumë se në vitin 2016 dhe kjo ndodh në një kohë kur e gjithë bota përjeton ende pandeminë Covid-19.

Sigurisht skuadra kampione e Evropës që është Italia do të ketë përfitimin më të lartë, mbi 28 milionë Euro, ndërkohë që gëzojnë shumë edhe klubet që kanë lejuar lojtarët e tyre t’u bashkohen kombëtareve respektive teksa në total do të përfitojnë 130 milionë Euro.

Nga skuadrat e eliminuara në Euro 2020, Belgjika përfiton 16.25 milionë Euro e ndërsa Zvicra e Çekia 14.75 milionë dhe Ukraina me 14.25 milionë. Gjermanisë dhe Portugalisë i takojnë vetëm 12.25 milionë Euro ashtu sikurse dhe Kroacisë e Uellsit, ndërsa Franca përfiton 12.75 milionë Euro si Suedia dhe Austria, me Holandën që është pak më para me 13.75 milionë Euro. Danimarka përfitoi 18.25 milionë Euro, 1 milion më pak se gjysmëfinalistja tjetër, Spanja, 19.25 milionë Euro.

Përsa u përket klubeve, ato sigurojnë përfitime në bazë të numrit të ditëve të qëndrimit në Evropian të lojtarëve të tyre dhe në këtë pikë ato që përfitojnë më shumë janë pikërisht Manchester City e Chelsea që janë klubet me numrin më të lartë të të grumbulluarve, ndërsa te Italia spikasin Juventusi, Atalanta dhe Interi.

Të fundit

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 pasagjere

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç është përplasur...

Senatori amerikan paralajmëron Putinin: Kur të skadojë afati i Trump…

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të zbatojë "tarifa të ashpra" ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë brenda 50 ditësh. Sipas mediave...

“Milani zgjedhja e duhur”, Modric: Tare erdhi në Kroaci për të më prezantuar projektin

Luka Modric dha intervistën e tij të parë si lojtar i Milanit, në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubit. “Doja të qëndroja...

Një ‘orë’ e re biologjike: Si na tregon truri sa shpejt po plake

Një sistem i ri që lexon si ndryshojnë me kohën karakteristikat kyçe të trurit mund të na tregojë sa shpejt po plakemi dhe sa...

Vdekja tragjike e 7-vjeçares, Gjykata shpall të pafajshëm 5 efektivët e policisë

Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen tragjike ku humbi jetën...

Lajme të tjera

Web TV