Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të mbrojë askënd nga “të vetët” për aferat korruptive që zbulohen nga strukturat e drejtësisë së re. Lëvizjet e SPAK-ut nuk e gjejnë të “papërgatitur” kreun e qeverisë, i cili kujtdo zyrtari të lartë, qoftë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të tij ua ka bërë të qartë se nëse dyshohen për afera korruptive t’i zgjidhin vetë punët me drejtësisë du aua hequr nga “duart” flamurin e partisë.
Nga Fernada Cenko
Mandatin e tretë duket se kryeministri Rama e ka marrë më seriozisht, kjo falë edhe ngritjes së institucioneve të drejtësisë, si dhe mesazheve të Ambasadës Amerikane për të luftuar deri në qelizë të çdo afere korruptive. Kryeministri ka qenë i qartë në mesazhin e tij për çdo funksionar që i ka besuar një pozicion në administratë, por edhe ata që ka zgjedhur populli. Rama nuk ka më asnjë të “vetin”. Kështu u shpreh ai ditën e premtë pas takimit që pati me krybashkiakët e Partisë Socialiste. Rama ka vendosur që t’i dorëzojë ata para drejtësisë pa as një mbrojtje personale, madje as të logos së Partisë Socialiste. I pari që u ju dorëzua prangave me urdhër të SPAK ishte kryebashkiaku i Lushnjes që pas tre mandateve që Rama i besoi u arrit të kapej duke shpërdoruar detyrën. Dhe Rama pa u mbyllur 24 orë e shkarkoi si kryebashkiak por edhe e përjashtoi nga Partia Socialiste deri sa të flasë drejtësia. Në këtë mënyrë, kreu i qeverisë kërkon që në mandatin e tretë të bëhet “palë me publikun”, duke luftuar korrupsionin. Nëse kjo është çështje imazhi, apo vendosmëri e Ramës për tu shkëputur një herë e mirë nga “fenomeni korrupsion” në administratën e lartë shtetërore mbetet për tu parë. Rama në takimin e të premtes duket se të gjithë i dorëzoi para SPAK për të gjitha veprat që ata kanë bërë në kurriz të qytetarëve apo edhe të vetë pronave publike. Vetë drejtuesi i SPAK tha se do të ketë të tjera arrestime të cilët kanë abuzuar kryesisht me tenderat. Po ashtu ambasada amerikane ka qenë e prerë se duhet të hiqet dorë nga korrupsioni, duke thënë se “nëse nuk doni të jeni në burg, mos bëni korrupsion”. Ambadadorja Yuri Kim ka bërë me dije edhe urdhërin e Presidentit Amerkan Joe Biden: “Muajin e kaluar, presidenti Biden e bëri të qartë se SHBA-të e konsiderojnë korrupsionin cënim të sigurisë kombëtare. Jo thjesht se kërcënon SHBA por sigurinë e miqve dhe aletëve tanë, përfshi Shqipërinë. Si pasqyrim i kësaj politike të re, presidenti Biden zgjeroi shtrirjen e urdhrit ekzekutiv për të sanksionuar personat e përfshirë në destabilizimin e Ballkanit, për të përfshirë edhe për Shqipërinë. Ai ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv ndaj një game të madhe personash të përfshirë në aktivitete që çojnë në abuzime serioze, në Ballkanin perëndimor, ose që kanë të bëjnë me korrupsionin”. Po ashtu një tjetër aferë që është zbuluar është tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit ku janë të përfshirë dy ministrat, Sandër Lleshaj dhe Saimir Tahiri, ku pati edhe arrestime ditën e shtunë.
Deklarata e Ramës
Kryeministri Edi Rama ju ka bërë thirrje kryebashkiakëve që të mos luajnë me zjarrin sa i takon procesit të tenderimit. Ai u ka bërë presion duke thënë se kush gabon nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Kryeministri dhe Partia Socialiste. “Ju sugjeroj shumë dashamirësisht të mos ndikoni me pushtetin tuaj në favorizimin e njërit apo tjetrit në prokurimet publike. Mos luani me një zjarr që do të bëhet përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do të ketë mbështetjen time të plotë. Nga 61 bashki, 47 prej tyre, procedurat e prokurimeve publike i bën me vetëm një operator ekonomik. Në çdo rast që do të ketë dyshime për tendera korruptivë, kryebashkiakët do të përballen me SPAK-un për të dhënë shpjegime. Mund të jetë kushdo prej jush, por jo unë dhe Partia Socialiste. Të gjitha procedurat me negocim, pa shpallje, do t’i nënshtrohen hetimit administrativ”, deklaroi Rama në takim me kryetarët e bashkive të marra nga Partia Socialiste.
Precedenti Tushe
Në vapën zhurritëse, SPAK nuk e ndalur punën e tij por ka vepruar shumë shpejt duke arrestuar të parin kryebashkiak dhe eksponent të Partisë Socialiste në fillim të punës së saj. SPAK ka mësyrë në zyrat e ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Lushnjë, pas një hetimi disa mujor lidhur me disa tenderat në investimet e kanaleve, që paraprakisht thuhet se kushton 2 milionë euro. Kështu si rezultat i operacionit janë arrestuar 11 persona, mes tyre edhe kreu i Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe. Ndërsa të arrestuarit e tjerë janë: Flamur Peqini, Ibrahim Lami, Bujar Murati, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku, Xhemal Hasko, Margarita Gjermëni, Andi Musho, Ani Simoni. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar më vendim nr.50 datë 05.07.202 ka caktuar masat e sigurimit arrest me burg për shtetasit: Fatos Tushe, Flamur Peqini, Ibrahim Lami, Bujar Murati, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku. Gjithashtu me vendimin nr.50 datë 05.07.202 ka caktuar masat e sigurimit arrest shtëpie për shtetasit: Xhemal Hasko, Margarita Gjermëni, Andi Musho, Ani Simoni.
Tenderi i uniformave
SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka ekzekutuar mëngjesin e të shtunës 9 urdhër-arreste për 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Zyrtarët e arrestuar janë të akuzuar nga SPAK se kanë shkelur barazinë në tenderin e zhvilluar një vit më parë për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit, me vlerë 280 milionë lekë të reja, ose 2.8 miliardë lekë. Tenderi u zhvillua gjatë kohës kur ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshaj, i cili gjithashtu është nën hetim. Kush janë zyrtarët e arrestuar? “Koka” e grupit dyshohet se është Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Prokurorimeve Publike. Ajo u shkarkua nga detyra më 2 korrik 2021 nga ministri aktual, Bledi Çuçi. Naqellari akuzohet se bashkë me 8 vartësit e saj, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO, kanë shkelur barazinë në tendera dhe i kanë dhënë në mënyrë të parregulltë 2.8 miliardë lekë kompanisë D&E Shpk, që fitoi tenderin.
Kush është në radhë?
SPAK kryesisht ka nisur hetimet e tij nga denoncimet që kanë bërë qytetarët në këtë strukturë që është ende “bebe”, por duket sikur veproi me inteligjencën e një të rrituri. Zëra ka brenda Partisë Socialsite, por kryesish asaj të Vlorës që pas Tushes, prangat e ftohta do të vihen në duart e nxehta të drejtuesve lokal të Vlorës. Kjo do ti vinte edhe në favor kryeministrit Edi Rama që haptas ka nisur konfliktin me kreun e bashkisë, por edhe më zyrtarë të tjerë të cilët sipas tij nuk janë në lartësinë e duhur të detyrës në shërbim të qytetarëve.