Procesi i rindërtimit/ Veliaj viziton familjen Dumi në Vaqarr: Puna do të vijojë pa pushim gjatë gjithë verës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me dy dhurata në duar për dy fëmijët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar familjen Dumi në Vaqarr. Familja Dumi është futur në shtëpi të re, të cilën e ka përfituar nga programi i rindërtimit. Kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht se në këtë periudhë shumica e qytetarëve janë me pushime, qeveria dhe Bashkia po kujdeset që të mbarojnë edhe shtëpitë e fundit të dëmtuara nga tërmetet.

“Njerëzit po përgatiten për të shkuar me pushime, ndërkohë që për ne të Bashkisë korriku-gushti janë muajt më të vështirë sepse hapim të gjithë kanalet, shtrohet asfalti, rregullojmë shkollat që hapen në shtator, kopshtet, çerdhet dhe vazhdojmë me procesin e rindërtimit. Siç ka lënë porosi kryeministri, deri tek shtëpia e fundit. Nuk do të gjejmë rehat deri sa të mbarojë edhe shtëpia e fundit edhe të sigurohemi që secili është futur në një banesë të re”, pohoi Veliaj.

Ai nënvizoi se teksa vijon puna për ndërtimin e disa shkollave të reja në periferi të Tiranës, edhe në qendër po ndërtohen 10 shkolla të reja. Veliaj garantoi qytetarët që kur të kthehen nga pushimet do gjejnë shumë punë të përfunduara dhe shkolla të reja me kushte moderne ku fëmijët të nisin mësimin në shtator.

“Do vijojë puna për shkollat në periferi si: shkolla në Pezë, Pezë të vogël, Pezë-Helmes, në Vaqarr. Ndërkohë që do të vazhdojmë me shkollat në qendrat më të urbanizuara dhe më të populluara të Tiranës. Do të hapen 10 shkolla të reja edhe në qendër të Tiranë. Duke filluar nga shkollat e reja në Don Bosko, ‘Vaçe Zela’, ‘Kristo Frashëri’. Shkollat e reja që ne kemi në Kodër-Kamzë, ‘Nënë Tereza’ dhe ‘Kenedy’, shkolla e re ‘Andrea Stefani’, kemi edhe shkollën e re “Qazim Turdiu”, “Hasan Vogli” është gjithashtu një shkollë e re. Gjithashtu kemi disa shkolla të tjera në të cilat po punohet për përmirësimin e kushteve”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Shqipëria voton sot për parlamentin e ri/ Vjen reagimi i parë nga Rama

Kryefamiljari Hut Dumi u shpreh mirënjohës për të gjithë punën e bërë në një kohë kaq të shkurtër.

“Është diçka e pavdekshme për mua, është historike. Ju falënderoj me gjithë zemër”, tha Dumi.

Të fundit

16 maji, Berisha cakton vendin, orarin dhe sloganin e protestës

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sali Berisha ka bërë të ditur se protesta e PD-së do...

Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës: PS kryeson bindshëm, Lapaj i treti

Procesi i numërimit të votave të diasporës vijon, ndërsa deri më tani janë numwruar rreth 94,896 zarfa nga 194,889 gjithsej, që përbën rreth 48.7%...

Berisha: Kemi fakte të panumërta për grabitjen e zgjedhjeve

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për media ka deklaruar se kanë shumë fakte që zgjedhjet parlamentare të 11 majit janë grabitur. Berisha...

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, Berisha niset për në Bruksel

Sali Berisha do të udhëtojë të enjten drejt Brukselit një ditë para protestës së paralajmëruar për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Burime...

Zgjedhjet në Shqipëri, DW: Ruajtje e pushtetit me mjete të dyshimta?

Edi Rama siguroi shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 11 maj, 83 mandate morën socialistët, shkruan portali gjerman i ARD-së, "tagesschau". Partia Demokratike u rendit e dyta....

Lajme të tjera

Web TV