“Varianti Delta mund të ketë ardhur në Shqipëri”, mjeku infeksionist: Vaksina arma e vetme kundër Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku infeksionist, Gent Stroni ka thënë se variant i ri i Covid-19 “Delta” mund të ketë ardhur në Shqipëri.

Stroni shtoi se është e pamundur që mos ketë të infektuar me variantin e ri të koronavirusit, duke qenë se vendet fqinje i kanë konfirmuar, por sipas tij mungesa e analizave laboratike na bën që të mos kemi një konfirmim të shpejtë për këtë.

Ndër të tjera, Stroni i ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen sa më shumë, pasi është arma e vetme mbrojtëse ndaj këtij virusi.

“Me rastet që kemi unë them se duhet që të ketë ardhur, por duke qenë se rastet janë të pakta ne nuk kemi mundësi praktike për të bërë bërjen laboratorike të variantit Delta. Ne duhet të jemi fatlum që deri më tani nuk kemi raste të konfirmuar, për aq kohë sa në Maqedoni ekziston dhe në vendet e tjera përreth, ne në këto kohë jemi një vend që po shijojmë turistët. Turist nga Polonia, Rusia që janë dhe vende me një përhapje të variantit Delta,  po vijnë shumëdhe që varianti delta mund të sillet bashkë me to.

Ne praktikisht me këtë shifër popullate që kemi kemi arritur në një krijim imuniteti për tufën, duke lehtësuar më shumë një situatë të tillë. Nëse do të ketë rritje numrash ngelet për tu parë. Kam patur pacientë që kanë simptoma dhe që kanë rezultuar me Covid. Për fatin tonë të mirë mendoj se kemi realizuar imunitetin e fushës, në këtë këndvështrim mendoj se e kemi më të lehtë.

Ato që kanë kohë që e kanë kaluar Covid dhe kanë rënie antitrupash është e rëndësishme që të bëjnë analizat dhe të bëjnë vaksinimin. Vaksina është mënyra e vetme luftuese për këtë virus, ditë për ditë shpesh OBSH na  hedh poshtë terapitë e përdorura”, ka thënë ai për “ABC”.

Të fundit

“Jam mësuar me lëkundjet!”/20-vjeçarja shqiptare nuk largohet nga ishulli i Santorinit

Xheni Baja është një 20-vjeçare shqiptare e cila jeton prej vitesh dhe punon si recepsioniste në një hotel në...

Rama: Pozicionimi ynë në Evropë, një realitet i ri. Shqipëria po bëhet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish në Facebook, pjesë nga rubrika “Sy më sy” ku i është përgjigjur disa komentuesve, lidhur me raportin e...

“Para fushate, premtojnë gjëra imagjinare”, Rama ironizon opozitën, flet për pensionet

Kreu i ekzekutivit Edi Rama në konferencën ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, u shpreh se është bërë një ndryshimi i...

Arratisja e Daut Laze nga burgu, arrestohen tre punonjës për shpërdorim detyre

Pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze nga Burgu i Shenkollit në Lezhe, janë arrestuar tre punonjës të këtij institucioni. Sipas burimeve në përfundim të veprimeve...

Si do të ndryshojë kodi elektoral për lehtësimin e votës së emigrantëve

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi publikoi dje propozimet drejtuar partive politike për lehtësimin e procesit të regjistrimit të votuesve të diasporës. Propozimet kanë të bëjnë me vendimin...

Lajme të tjera

Web TV