Tenderi i uniformave blu/ Shfajësohet Ndreca: Tenderin e gjeta dhe ika pa përfunduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme Plarent Ndreca thotë se nuk ka pasur dijeni për procedurat e tenderimit, por ka pasur dijeni që ai do të bëhej pasi ishte nevojë për uniformat.

Ish-sekretari i Ministrisë së Brendshme në periudhën e tenderit abuziv për uniformat, Plarent Ndreca deklaroi se nuk ishte në dijeni të abuzimit në periudhën që ishte funksionar në ministri. Sipas Ndrecës, akuzat e Partisë Demokratike ndaj tij janë vetëm politike dhe nuk kanë asnjë bazë në fakte. “E para do ta ndajmë dyshimin nga mundësia që paska ndodhur një paligjshmëri. Dyshimi është i prokurorisë dhe ai vazhdon të hetohet si i tillë. Unë nuk kam pasur dijeni mbi procedurat konkrete, sepse ato ndiqen nga agjenci e krijuar me VKM të posaçme, e cila ndjek të gjitha procedurat e prokurorimeve në mënyrë të përqëndruar për të gjitha institucionet shtetërore, jo vetëm për Ministrinë e Brendshme”, është shprehur Ndreca për herë të parë pas kapjes së dosjes nga SPAK. Ai thotë se nuk ka pasur dijeni për procedurat e tenderimit, por ka pasur dijeni që ai do të bëhej pasi ishte nevojë për uniformat. “Pra, unë kam pasur dijeni proceduriale për hapat procedurialë. Sigurisht që kam pasur dijeni në kuptimin e shfrytëzimit të fondit, apo mundësisë për të ardhur uniformat në magazinat e policisë pasi ishte një mall i nevojshëm. Në këtë kuptim kam pasur informacion çfarë po ndodh dhe a po ndodh si procedurë”, tha ai. Por Ndrecaj heq komplet barën nga vetja duke thënë se procedurën e ka gjetur në fillim, por është larguar para se ajo të përfundonte. “Unë e kam gjetur të filluar procedurën dhe e kam lënë të pambaruar. Emri im nuk ka qenë i komplikuar në asnjë moment sepse nuk ka asnjë implikim ligjor. Kështu që në këtë kuptim emri im as nuk është kallëzuar ndonjëherë, përveç qejfeve të opozitës e cila do t’i polizitojë të gjitha proceset”, u shpreh ai.

Hetimi i SPAK

Në majin e vitit të kaluar, Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshi ndërsa sekretar i përgjithshëm ishte Plarent Ndreca, emrat e të cilëve akoma nuk kanë dal nga SPAK. Tenderi 25 milion euro i cili ka kaluar në duart e ish-sekretarit Ndreca dhe ministrit Lleshaj ka shkaktuar një dëm ekonomik shumë të madh për buxhetin e shtetit. Sipas SPAK ky tender ka shkelur garën e barabartë. Hetimet fillimisht nisën për shkeljet të rregullave në tenderim, shpërdorim detyre me dyshimin për korrupsion, por ende nuk janë bërë publike në mënyrë zyrtare akuzat që rëndojnë për personat e përfshirë në këtë abuzim. Tenderi për të cilën SPAK ka urdhëruar ndalimin dhe arrestimin e zyrtarëve kap vlerën e rreth 25 milionë eurove dhe është bërë një vit më parë në Ministrinë e Brendshme. Në vitin 2019, Ministria e Brendshme i drejtohej prokurorisë me një kërkesë-padi ndaj Partisë Demokratike, të cilës i kërkonte plotë 10 milion lekë dëmshpërblim për publikimin e një materiali, me anë të të cilit Partia Demokratike akuzonte Ministrinë e Brendshme se po favorizonte një klient të qeverisë, përsa i përket tenderit të uniformave të policisë. Koha po tregon se Partia Demokratike paska pasur të drejtë në akuzat e saj në lidhje me këtë aferë korruptive.

Lexo edhe :  “The Telegraph”, rendit bregdetin shqiptar në 10 vendet më të mira në Evropë për pushime

Tenderi i “luksit”, Gjykata Speciale i lë të gjithë në burg, Bogdani mbeti “kyçur” në shtëpi

Abuzimi me tenderin e përzgjedhjes së kompanisë prodhuese të uniformave të Policisë së Shtetit u kushtoi lirinë 8 zyrtarëve, ndërsa një do të lihet në arrest shtëpie. Gjykata Speciale kundër Korrupsionit vendosi dje masat për 9 zyrtarët dhe ish zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, që akuzohet se kanë abuzuar me tenderin e uniformave të policisë së vitit 2020. Personat që ndodhen në burg për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmjarrësve në tendera apo ankande publike” janë Edlira Naqellari, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Klevis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe për Gëzim Mingaj, ndërsa Anisa Bogdani arrest shtëpie. Sipas dosjes së siguruar rezulton se ish-drejtoresha e Prokurimeve Publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari ka ndryshuar çmimet, sasinë dhe cilësinë e uniformave të kërkuara nga Policia e Shtetit dhe ka favorizuar fituesin. Sipas përgjimeve të SPAK, këto veprime të paligjshme, Naqellari i ka kryer në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë të arrestuar.

Gjatë hetimit janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, ku zyrtarët dhe ish zyrtarët nën akuzë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedure prokurimi, ku fitues u shpallën bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk” me administrator dhe pronar të vetëm, Ismail Kadiun dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l” dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. Sipas kërkesës së bërë nga Policia e Shtetit, duhej të llogariteshin veç uniformat, këpucët apo kapelet, por grupi që u mor i llogaritën në një të vetme duke kryer shkelje.

Sipas dosjes, Autoriteti Kontraktor DPPSH ka dërguar në kohë të ndryshme të dhënat teknike, sasitë dhe përllogaritjen e fondit limit për shpërndarjen e uniformës dhe këpucëve të policisë dhe në përfundim është rënë dakord që fondi të jetë në shumë totale 2.800.347.570 lekë pa TVSH. Një prej anëtareve të Njësisë së Prokurimit, inxhinierja tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aurora Mulla nuk ka pranuar të firmosë tenderin, duke ngritur shqetësimin për abuzimin që po bëhej. Ajo thotë se nuk ka pranuar t’i nënshkruajë dy tabela pasi ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit në sasitë e pritshme të artikujve dhe ajo nuk ka qenë dakord. Zyrtarët kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh, duke kryer hapur shkelje ligjore.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV