Zjarri në spitalin e Covid-19, rritet në 92 numri i viktimave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shkuar në 92 numri i viktimave nga zjarri që ra në një spital në Irak. Më herët u raportua për së paku 60 persona të vdekur. Zyrtarët shëndetësorë thanë se rreth 100 vetë janë të plagosur. Zjarri në spitalin e qytetit Nasiria dyshohet se u shkaktua nga shpërthimi i një rezervuari me oksigjen.

Nasiria ndodhet rreth 375 kilometra në jug të kryeqytetit Bagdad. Zyrtarët shëndetësorë thanë se zjarri u vu nën kontroll dhe se operacionet e kërkimit janë duke vazhduar.

Kryeministri Mustafa al-Kadhimi urdhëroi arrestimin e menaxherëve të shëndetësisë dhe mbrojtjes civile, përfshirë menaxherin e repartit të izolimit të pacientëve me koronavirus, tha zyra e tij. Në muajin prill, një zjarr i shkaktuar nga shpërthimi i një rezervuari me oksigjen në një spital në Bagdad vrau së paku 82 njerëz dhe plagosi 110 të tjerë.

Koronavirusi në Irak ka infektuar mbi 1.4 milion njerëz. Prej tyre, mbi 17,500 kanë humbur jetën.

 

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV