SHBA, Demokratët në Senat njoftojnë marrëveshjen prej 3.5 trilionë dollarësh për buxhetin

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Joe Biden shkon në Kongres të mërkurën për t’u takuar me demokratët e Senatit pasi ligjvënësit njoftuan arritjen e një marrëveshje mbi një plan prej 3.5 trilionë dollarësh për të zgjeruar shpenzimet për kujdesin shëndetësor për të moshuarit, ndryshimet klimatike dhe programet për të ndihmuar familjet, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer.

Paketa e ndihmave do të jetë “investimi më i madh për klasën e mesme në disa dekada”, tha zoti Schumer të martën. Senatori i shtetit të Virxhinias Mark Warner, një demokrat, u tha gazetarëve se plani përfshin dispozita që do të mbulojnë plotësisht koston e këtyre programeve.

Ndërsa senatori Warner nuk specifikoi se si do të paguhej kjo paketë ndihmash, Presidenti Biden ka bërë përpjekje për të rritur taksat për të pasurit dhe korporatat.

Republikanët në Kongres janë kundër rritjes së taksave. Gjatë administratës së mëparshme të Presidentit Donald Trump ata miratuan një seri uljesh taksash – përfshirë nivelin e taksave për korporatat.

Për t’u miratuar plani i tanishëm, demokratët do të kenë nevojë për mbështetjen e plotë të 50-anëtarëve të tyre në Senat. Udhëheqësit demokratë duan ta miratojnë një rezolutë për buxhetin, që do të siguronte kornizën për legjislacionin, përpara se ligjvënësit të largohen për pushimet e verës në muajin gusht.

Me republikanët që nuk pritet ta mbështesin planin, demokratët ka të ngjarë të ndjekin një procedurë të veçantë duke ia bashkangjitur planin, ligjit për buxhetin. Kjo do të lejonte që projektligji të miratohej vetëm me një shumicë të thjeshtë dhe të mos i nënshtrohej një procesi bllokues të mundshëm nga republikanët.

Një rezolutë për buxhetin do t’i lejonte demokratët ta miratonin ligjin për shpenzimet buxhetore më vonë gjatë vitit, gjithashtu me një shumicë të thjeshtë.

Lexo edhe :  Ky ishte viti europian i Italisë!

Paralel me këto nisma, janë duke vazhduar edhe negociata dypartiake për një paketë tjetër prej 1,2 trilionë dollarësh shpenzime në infrastrukturë për objekte të tilla si rrugët, urat, sistemet e ujit dhe interneti me shpejtësi të lartë./VOA

 


Të fundit

SHBA, Demokratët në Senat njoftojnë marrëveshjen prej 3.5 trilionë dollarësh për buxhetin

Presidenti amerikan Joe Biden shkon në Kongres të mërkurën për t'u takuar me demokratët e Senatit pasi ligjvënësit njoftuan...

Shqiptari me rreth 77 kg kanabis në makinë ndalohet nga policia greke, ia fut vrapit

Policia greke ka kapur dhe sekuestruar dy ngarkesa me drogë në  kufirin greko-shqiptar, duke  vënë në pranga një greke, ndërsa është shpallur në kërkim...

Merret peng familja me 6 anëtarë në Greqi, ja çfarë kërkohej për lirimin e tyre

Një ngjarje pazakontë është bërë publike sot në Greqi, pasi një familje prej gjashtë anëtarësh u mor peng, ndërsa për lirimin e tyre kërkohej...

Studimi: Më shumë se gjysma e çifteve e nisin si miq

Në filmin "Kur Harry takoi Sally-n", konkluzioni që del është se meshkujt dhe femrat nuk mund të jenë miq, sepse "pjesa e seksit gjithmonë pengon". Por...

Mori 800 mijë vota, zgjidhet goli më i bukur i Euro 2020 (Video)

Gjatë Euro 2020 u shënuan shumë gola të bukur. UEFA hapi dje votimin për të përzgjedhur më të bukurin dhe me 800 mijë vota...

Lajme të tjera

Web TV