Veliaj mbjell 251 pemë në Astir: Sot falë punës, Unaza është transformuar totalisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

251 pemë bliri u mbollën sot në rrugën “Tom Plezha”, në zonën e Astirit. Në mbjelljen e këtyre pemëve, dhuratë nga Agjencia Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim, TIKA, në përkujtim të 251 dëshmorëve, të cilët sakrifikuan jetën e tyre gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik 2016, ishin të pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük.

Kryebashkiaku Veliaj, pasi falënderoi shtetin mik, Turqinë për ndihmën e vyer ndaj komunitetit jo vetëm të kësaj zone por edhe në të gjithë Tiranën, u shpreh se pas 3 viteve të humbura me protesta të politikës më në fund Astiri po njeh transformimin që i nevojitej.

“Janë 251 pemë bliri të rritura që i dhurohen këtij komuniteti, një lagje fantastike e Tiranës dhe një zonë që është transformuar totalisht. Është transformuar i gjithë aksi “Tom Plezha”. Ne humbëm shumë kohë me Unazën, jam shumë i keqardhur për këtë, tre vite të harxhuara dëm duke politizuar investimet e qeverisë edhe të Bashkisë. Por sot jemi në një situatë, kur ky aks mes përmes Astirit, i cili më përpara ishte një zigzage e tmerrshme e trashëguar nga koha e ish-komunës, ku autobusët ngecnin përditë, ku banorët nuk kishin frymëmarrje, sot ka një aks me dy kalime, me parkim anash dhe tani, falë edhe këtij kontributi bujar, ka dhe 251 pemë,” tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se transformimi dhe zhvillimi arrihen vetëm duke punuar dhe jo duke ndaluar pas çdo pengese që del rrugës.

 

“Dy janë mundësitë në një qytet: ose vetëm ankohesh, ose mobilizohemi dhe themi ‘ja ku është kontributi im’! Sot dikush jep 251 pemë, nesër dikush ndihmon me një lulishte, pasnesër dikush me një kënd lodrash, apo me pastrimin e plehrave, – është e vetmja mënyrë sesi vetëm duke dhënë nga një kontribut secili, Tirana bëhet më e mirë. Duke u ankuar nuk ecet përpara. Duke kontribuar secili ecim përpara. Edhe për miqtë ne kemi vetëm mirënjohje. E vlerësoj shumë. Jam i sigurt që gjithë komuniteti këtu në një rrugë që ka dalë në dritë, ku janë shitur dhe janë marrë me qira të gjitha banesat e kateve të para të braktisura më parë prej infrastrukturës së keqe, sot, edhe falë kësaj dhurate bujare, ka më shumë hijeshi. Është rritur vlera e pronës dhe e apartamenteve në këtë komunitet,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Lexo edhe :  Endri Shabani: Adriatik Lapaj, ti s'je burrë, kërcënove fëmijët e Zeqirit

Ambasadori turk vlerësoi Veliajn për punën që po bën me transformimin e kryeqytetit.

“Përfitoj nga rasti të falënderoj kryetarin e Bashkisë, z. Erion Veliaj për punën e vyer që bën për përmirësimin e infrastrukturës së këtij qyteti, në mënyrë që jetesën e këtyre qytetarëve ta bëjmë më të mirë. Unë si një qytetar i Tiranës, si një banor i këtij qyteti jam shumë i lumtur që shikoj një kryetar Bashkie që punon për ndryshimin dhe zbukurimin e jetës së këtij qyteti,” u shpreh ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük

 

 

 

Të fundit

Hapësirat publike, Bashkia Tiranë: 20 mijë m² u rikthehen qytetarëve

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po jep rezultatet e para konkrete. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit...

Lojtari shqiptar bie dakord me Igli Taren, gati kontrata 2,4 mln euro në vit te Milani

Milani ka bërë një hap të rëndësishëm drejt nënshkrimit të mesfushorit zviceran Ardon Jashari, pasi agjentët e lojtarit u takuan sot me drejtorin sportiv...

Mandati Lapaj-Shabani, flet djali i Ana Dajkos: Nëna ime…

Debati për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” vijon të përshkallëzohet, me përfaqësuesit kryesorë të tij, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 18:00, janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 11...

Rama: U sekuestruan 32 tonë produkte pa faturë! Zero tolerancë

Në 6 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë sekuestruar 32 ton produkte pa faturë. Kryeministri Edi Rama bën me dije se “6 ditë 32 ton...

Lajme të tjera

Web TV