Memorandumi për ndërtimin e gazsjellësit nga Terminali i Vlorës, Balluku: Fillimisht të plotësojmë kërkesat e vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është nënshkruar sot Memorandumi i Mirëkuptimit mes Albgaz, Excelerate Energy L.P dhe Snam S.p.A për të eksploruar bashkëpunimin potencial për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës në drejtim të infrastrukturave të tjera të mundshme të gazit natyror në Shqipëri.

Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në fjalën e saj theksoi rëndësinë e gazifikimit të Shqipërisë për krijimin e kapaciteteve, plotësimin e kërkesave të vendit dhe eksportimit.

“Gazifikimi i vendit është një nga strategjitë më të rëndësishme të qeverisë Rama dhe sidomos në mandatin e tretë. Energjia elektrike nuk mund të jetë 100% mbështetësja e këtyre e kapacitete e pamundur që gjithçka të mbështetet në energji elektrike, është i nevojshëm krijimi i një burimi alternativ për suportin e industrisë, turizmit dhe bujqësisë në Shqipërisë siç është gazi me një strategji të mirëdetajuar dhe mirëstudiuar për hapat që do të merren në të ardhmen. TAP një nga projektet më të mëdha sa i përket fushës së gazifikimit kalon në Shqipëri dhe ky është një fat i madh për vendin, u kthye në shembull për projektet që do të bëhen në të ardhmen. Përmes këtij projekti përfitimet do të jenë me krijimin e kapaciteteve. Nëse TAP nuk do kishte kaluar në Shqipëri nuk do kishim sot kompaninë tonë kombëtare të gazit, ne duam të plotësojmë kërkesat e vendit fillimisht, pastaj duam të bëhemi fuqi eksportuese për rajonin”.

Sipas Ballukut kjo është pjesa më e rëndësishme projekteve, ndërsa vlerësoi miqësinë me SHBA dhe partneritetin strategjik me Italinë.

“Kjo që po bëjmë sot është pjesa më e rëndësishme e projekteve. Praktikisht duhet thënë që pjesa më e rëndësishme është zanafilla dhe gjeneza e saj për të firmosur bashkëpunimin është e rëndësishme pjesa studimore që ne bëjmë, ajo pjesë e ajsbergut që nuk duket para se të duket maja e objektit. Kemi firmosur disa marrëveshje të rëndësishme, sot kemi arritur të bëjmë bashkë me disa partnerë e aleate të rëndësishëm. Nuk është thjesht një bashkëpunim në fushën e gazit është aleancë dhe përforcim i një miqësie të madhe dhe të rëndësishme që shteti shqiptar ka me SHBA dhe partnerin historik Italinë”.

Lexo edhe :  Arjan Ndoja mbetet deputet/ Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Andia Ullirit

Nga ana e tyre edhe përfaqësuesit e Excelerate Energy L.P  dhe Snam S.p.A u shprehën të emocionuar për këtë bashkëpunimi, që sipas tyre do të luajë rol kyç në fuqizimin dhe qasjen e vendit në furnizimin me gaz.

 

Të fundit

Ndeshja Teuta – Dinamo City shtyhet për në 5 shtator

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e...

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë përpara një samiti të mundshëm...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që mungojnë në faljen e së...

Lajme të tjera

Web TV