Përfituan 23 milionë lekë me kontrata false, arrestohen ish-drejtor i Postës në Korçë dhe ish-specialisti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtori dhe ish-specialisti i sigurisë pranë Postës Korçë kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohen se kanë falsifikuar kontrata qiraje. Në pranga kanë rënë Valter Gora, ish-drejtor i Postës dhe Albano Bibo, ish specialist sigurie, ndërsa është shpallur në kërkim një person tjetër, si dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit 6 punonjësve të tjerë të Postës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Korçë

Finalizohet operacioni policor “Kontrata”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale ne fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Operacioni i zhvilluar pas një hetimi disa mujor, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë dhe në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Korçë dhe Pogradec.

Shpërdoruan detyrën, duke falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente të cilat do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq, Pogradec, vihen në pranga ish-drejtori dhe ish-specialisti i sigurisë pranë Postës Korçë.

Ekzekutohet masa shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për 7 punonjës të tjerë të Postës​ dhe shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit dhe në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Korçë dhe Pogradec në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe veprave penale të kryera kundër veprimtarisë shtetërore, nga persona të cilët ushtrojnë funksione publike, pas një hetimi disa mujor, finalizuan operacionin e koduar “Kontrata” si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

​ V. G., 41 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec (me detyrë ish-drejtor i Postës Shqiptare Dega Korçë),

A. B., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë ish-specialist sigurie pranë këtij institucioni) për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim të datës 06.07.2021, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe :  Iu refuzua kërkesa në rendin e ditës, FSHF bojkoton Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec dhe u ekzekutua masa shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasit e mëposhtëm:

A. K., 59 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë përgjegjëse e shërbimeve pranë Postës Shqiptare Dega Korçë),

K. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë llogaritare e parë),

A. K., 53 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë specialiste shërbimesh),

B. P., 66 vjeç, banues në Korçë (me detyrë agjent kontrolli),

E. G., 34 vjeçe, banuese në Pogradec (me detyrë përgjegjëse pranë Postës Shqiptare Dega Pogradec),

B. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Podgoricë, Maliq (me detyrë punonjës shërbimesh pranë Postës Shqiptare Dega Maliq),

E. M., 32 vjeçe, banuese në Korçë, (me detyrë shefe e financës pranë Postës Shqiptare Dega Korçë).

Nga hetimet e kryera rezulton se nëntë shtetasit e mësipërm, duke ushtruar detyrat e tyre respektive pranë Postës Shqiptare në filialet Korçë, Pogradec dhe Maliq, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente duke kryer përcaktime subjektive të ofertave në dobi të shtetasve të ndryshëm, kanë firmosur kontrata fiktive me tejkalime afatesh, kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni, prej të cilave ish-drejtori V. G., ka përfituar shuma të konsiderueshme, në mënyrë direkte ose indirekte. Në vijim të veprimeve procedurale është provuar se shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënësit është 23.535.000 lekë, shpenzim ky i paargumentuar mbi fondet e programuara të këtij institucioni.

Nga ana e Policisë, po vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit S. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

‘Dumani me ne është bërë figurë!’/ Rama: Kush e njihte kreun e SPAK më parë?

Kreu i PS-së në diskursin e tij politik që mbajti para grave dhe vajzave në Berat, teksa shkoi drejt fundit...

Rama: Deri më 2027 duhet të jemi si orë zvicerane! Nuk votoni për mua, por për Shqipërinë

Kryesocialisti Edi Rama kujtoi edhe një herë para grave dhe vajzave beratase se ylli i fatit është përputhur për vendin tonë dhe dera e BE-së është...

‘Qyp arkeologjik, as fatorino nuk e vë unë atë…!’/ Rama ironizon Bozdon dhe Berishën

Kryesocialisti Edi Rama ironizoi kundërshtarët e tij të PD-së dhe veçanërisht ata të listës për qarkun e Beratit. Teksa solli në vëmendje një bisedë me ish-kryebashkiakun Ervin...

Krizë në martesën e ish-banores së “BBVA”?

Modelja, Françeska Murati ka ndarë me ndjekësit e saj një moment delikat nga jeta personale, duke ngritur dyshimet për një krizë në martesën e...

Berisha: Në 100 ditët e para të qeverisjes së PD rroga minimale do të shkojë 500 euro!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi këtë të mërkurë kandidatët e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore për Qarkun Fier, në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lajme të tjera

Web TV