16-vjeçari bie në gropën e ashensorit, ndërron jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një i mitur vetëm 16 vjeç, ka humbur jetën pasi ka rënë në gropën e ashensorit të një objekti në ndërtim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka thënë për mediat se 16-vjeçari ka rënë nga kati i gjashtë i objektit.

Viktima e moshës 16-vjeçare së bashku me dy shokë kishin hipur në objektin i cili ishte në ndërtim e sipër për të konsumuar cigare.

Objekti ishte i pasiguruar, pa rrethoja të shkallëve dhe në një moment viktima nga kati më i lartë ka rënë në hapësirën që ishte e dedikuar për ashensor.

Me datë 15.07.2021, para mesnate, në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’ -Gjakovë,  viktima e moshës 16 vjeçar së bashku me dy shokë kishin hipur në një objekt gjashtë (6) kate i cili ishte ne ndërtim e sipër për te konsumuar cigare. Objekti ishte i pasiguruar, pa rrethoja të shkallëve dhe në një moment viktima nga kati më i lartë ka rënë në  hapësirën që ishte e dedikuar për ashensor, ku fillimisht viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore më pastaj i njëjti është dërguar me ane te ndihmës se shpejte ne emergjencën e spitalit “Isa Grezda”-Gjakovë ku rreth orës 00:30 ka ndërruar jetë. Rastit ju kane përgjigjur te gjitha njësitë relevante policore dhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër te tij trupi i pa jete dërgohet ne obduksion. Rreth orës 03:00 kane arritur ekipi i mjekësisë ligjore ku e kanë marrë trupin e pajete dhe janë nisur ne drejtim te institutin e mjekësisë ligjore. Rasti në vijimësi te hetimeve”, tha Gjurkaj.

Të fundit

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u...

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej pikës së kthesës së saj...

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka...

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Askush...

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas...

Lajme të tjera

Web TV