“Lëkundja” e Hënës do të shkaktojë përmbytje katastrofike në 2030

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të fundit të NASA-s dhe Universitetit të Hawait një fenomen i quajtur “lëkundja” e Hënës do të krijojë rritje të nivelit të detit të shkaktuar nga ndryshimi i klimës dhe do të sjellë përmbytje rekord në Tokë në vitet e ardhshme.

Përmbytjet rekord parashikohet të fillojnë në vitin, thuhet në studimin i cili është përqendruar në efektin e fenomenit në SHBA.

Në vitin 2019 në SHBA kishte rreth 600 përmbytje thuhet nga Administrata Kombëtare e Oqeanisë dhe Atmosferës.

Ky numër pritet të rritet me disa herë në vitin 2030, sipas studimit, i cili u botua në revistën Nature Climate.

Përmbytja parashikohet të ndodhë në intervale kohore që mund të zgjasin për një muaj ose më gjatë.

Megjithëse përmbytja me batica sjell më pak ujë dhe konsiderohet pak e dëmshme sesa përmbytja e shkaktuar nga uragani, ajo do të ketë një ndikim më të madh, thotë profesori i Universitetit të Hawait, Phil Thompson.

“Nëse përmbytja ndodh 10 ose 15 herë në muaj, një biznes parkingu do ta ketë të pamundur të punojë në ujë.

Njerëzit do të humbin vendin e punës sepse nuk do të mund të shkojnë dot. Gropat e ujërave të zeza do të jenë një problem i madh për shëndetin publik”, tha ai.

E ashtuquajtura “lëkundje” e Hënës nuk është një fenomen i ri.

Ajo është raportuar për herë të parë në 1728 dhe është pjesë e një cikli natyror 18.6-vjeçar.

Gjatë gjysmës së parë të ciklit, baticat e rregullta të Tokës minimizohen. Gjatë gjysmës së dytë, baticat amplifikohen, thotë NASA.

Hëna aktualisht është në amplifikimin e gjysmës së ciklit të saj, duke shkaktuar tashmë përmbytje të mëdha përgjatë shumë brigjeve, një rezultat i shkaktuar nga ndryshimi i klimës, sipas NASA.

Lexo edhe :  Pakënaqësia në punë, faktorët nxitës

Në dekadën tjetër të rritjes së niveleve të detit do të ketë pasoja më të rënda kur Hëna të jetë përsëri në gjysmën e amplifikimit të ciklit të saj, duke sjellë një rritje të përmbytjeve në të gjitha vijat bregdetare të SHBA, Hawai dhe Guam dhe duke kursyer vetëm brigjet e veriut si Alaska. MCN.tv

Të fundit

Pas daljes nga BBVA, Klajdi Musabelliu surprizon me këngën “E bukur”

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu pas daljes nga Big Brother VIP Albania ka publikuar projektin e tij më të...

Sherri mes dy këngëtareve shqiptare: E drogoi me hapa gjumi dhe i preu flokët

Këngëtarja Rovena Stefa së fundmi në rrjet ka ripostuar një video nga një intervistë e Rozana Radit, e realizuar para shumë vitesh, e cila...

Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

Evropa duhet të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse dhe ushtarake. Por si duhet të financohen këto shpenzime? Ka propozime të ndryshme. SHBA-ja paguan deri tani...

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një plani që funksionon më...

Emri/ Emërohet Shefi i ri i Komisariatit të Policisë së Kufitarit dhe Migracionit Sarandë

Pas operacionit të SPAK që çoi në shpalljen në kërkim të Elvis Dervishit, ish-Shef i Komisariatit të Policisë së Kufitarit dhe Migracionit Sarandë, sot...

Lajme të tjera

Web TV