Policia nuk toleron, arrestohet dhunshëm burri i ish-ministres Besa Shahini (FOTO)

KOSOVË – Partia Socialdemokrate në Kosovë ka zhvilluar një protestë në oborrin e ministrisë së Drejtësisë, ndërsa kanë shkruajtur “zhvatës” në makinat qeveritare.

Kjo ka bërë që policia të ndërhyjë, duke arrestuar dhunshëm disa prej tyre, mes tyre edhe kreun e kësaj partie, Dardan Molliqajn.

Frashër Krasniqi nga kjo parti, denoncoi sipas tij një rast korruptiv, pasi u shpreh se një kompanie i është dhënë kontratë prej 2 milionë euro pa asnjë kriter.

Dardan Molliqaj është bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini./GSH.