Zbardhet vendimi i Kushtetueses për Teatrin Kombëtar: Prona ka qenë publike dhe është shtetërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur të plotë vendimin për Teatrin Kombëtar, ku shfuqizoi ligjin special për të dhe pezulloi ndërtimin e teatrit të ri, por la në fuqi shembjen e godinës.

Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e Këshillit të Ministrave për ta kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Lidhur me këtë të fundit, Kushtetuesja sqaron mes të tjerash se “Duke iu referuar objektit dhe përmbajtjes së VKM-së nr. 377/2020, Gjykata konstaton se ajo përcakton kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës të godinave së Teatrit Kombëtar, si dhe ndërtimin e një godine bashkëkohore dhe me standarde të Teatrit Kombëtar, në konsultim me të gjitha grupet e interesit. Në këtë mënyrë, ky akt, në vlerësimin e Gjykatës, krijon të drejta dhe detyrime jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, së cilës i drejtohet formalisht në tekstin e saj, por edhe për një kategori individësh, të cilët nuk janë të përcaktuar dhe nuk mund të përcaktohen nominalisht, pra për një kategori individësh, të cilët shihen në mënyrë abstrakte dhe në tërësinë e tyre. Gjykata arrin në këtë përfundim duke mbajtur në konsideratë se prona, objekt i kësaj VKM-je, ka qenë publike dhe është shtetërore, dhe se qëllimi i VKM-së është ndërtimi i godinës së re të Teatrit Kombëtar në kuadër të realizimit të projektit të zhvillimit të asaj zone urbane, pra krijimi i një zone me interes publik.

Gjithashtu, VKM-ja në shqyrtim përmban rregulla, të cilat jo vetëm nuk lidhen me interesa ngushtësisht individuale, pra për individë të përcaktuar ose të përcaktueshëm, por, nga ana tjetër, ato nuk mund të zbatohen drejtpërdrejt, pasi çështja e projektit të zhvillimit të zonës urbane me interes publik kërkon nxjerrjen e rregullave të reja, që nuk mund të përfundojnë me përcaktimet e këtij vendimi. Prandaj, në kushtet kur VKM-ja nr. 377/2020 nuk sjell pasoja të drejtpërdrejta dhe të menjëhershme për persona fizikë ose juridikë të përcaktuar apo të përcaktueshëm, ajo nuk mund të kundërshtohet në gjykatat e juridiksionit të zakonshëm. Edhe Bashkia Tiranë, të cilës prima facie VKM-ja i drejtohet, nisur nga tërësia e fakteve dhe rrethanave konkrete të çështjes nuk duket se ka interes ta kundërshtojë atë”.

Lexo edhe :  GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

 

Të fundit

1969 – Shpërthen “Lufta e Futbollit” mes El Salvadorit dhe Hondurasit

Më 14 korrik 1969, shpërtheu një konflikt i armatosur i pazakontë dhe i shkurtër mes El Salvadorit dhe Hondurasit,...

Prishja e godinave në Theth, Berisha: Krim shtetëror, të dëmshpërblehen banorët

Lideri demokrat Sali Berisha ka dënuar me ashpërsinë më të madhe, krimin shtetëror, siç e cilësoi ai, aksionin e Policisë dhe IKMT-së ndaj banorëve...

Jonas Kepi në Shërbim të Shqipërisë: Një Diplomaci që Fillon nga Rinia

Në një kohë kur roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare është gjithnjë e më i rëndësishëm, një emër i ri po fiton gjithnjë e...

“Negociatat me BE mund të mbyllen në 2027”/ Marta Kos vlerëson reformat e Shqipërisë

Në takimin e përbashkët të parlamentarëve të angazhuar në marrëdhëniet e BE-së me NATO-n, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi shpejtësinë në zbatimin e...

IKMT konfiskoi pallatin pa leje në Vlorë/ Bici: Do kalojë për interes publik

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama nga Tirana, se në Vlorë do të konfiskohet një pallat për problematikat e mungesës së lejes, kryeinspektorja Dallëndyshe...

Lajme të tjera

Web TV