Kadilli ironizon Bashën: Shpresoj që kryetari të mos ketë pasur nevojë për gjumë, por të reflektojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, nuk la pa ironizuar me largimin e kreut të PD-së, Lulzim Bashës nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar para kohe, pa pritur që të mbaronin fjalimet të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve. Në fjalën e tij, Kadilli tha se uron që Basha “të mos ketë patur nevojë për gjumë, por të reflektojë”. Po ashtu ai nuk i kurseu as kritikat për mënyrën sesi është drejtuar PD, ndërsa u shpreh se qytetarët duan një parti të hapur. Sipas Kadillit, PD do të bëhet forcë e parë në vend, kur demokratët të bashkohen për ta bërë atë një parti më madhe se kryetari.

“Kryetari Basha iku, shpresoj të mos ketë pasur nevojë për gjumë, po të reflektojë. Herët a vonë, të gjithë do ballafaqohemi me të shkuarën, me çdo gjë të keqe që kemi prodhuar ne vetë. Një opozitë e korruptuar është tradhtar i qytetarët. Qytetarët duan një PD të hapur, ku të kenë shpresë. Hapja është gatishmëri për të jetuar bashkë edhe kur kemi ide konkurruese. Po i kthyem lirinë, vlerën e konkurrencës partisë sonë, do ja garantojmë edhe qytetarit.

Qytetarët do të na besojnë nëse do të jemi të hapur e të bashkuar, për t’i treguar se nuk jemi sundimtarët e sotëm, por ndryshe nga ata. Mos ngushëllohemi me faktin që jemi parti popullore Europiane ne duhet ët jemi parti popullore në Shqipëri në radhë të parë. Ne duhet t’u kthejmë qytetarëve institucionet e demokracisë. Duhet të shpallim artë e jemi partie e parë pro perëndimore dhe nuk kemi e nuk do të kemi kurrë moskuptim me partnerët perëndimor, duhet të dëshmojmë se jemi partnerët e parë të perëndimit në këtë tokë. Kur të kemi punuar bashkë për një PD më të madhe se kryetari, do të jemi forca më e madhe në vend dhe forcë e parë”, tha Kadilli.

Të fundit

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën...

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e...

11 mijë nxënës më pak në shkolla/ Shkak emigrimi dhe tendenca për vetëm një fëmijë

Sistemi arsimor parauniversitar po pëson tkurrje të fortë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se rreth 11 mijë fëmijë munguan vitin shkollor që...

Dy pleq që po tallen me botën

Nga Martin Leka Me shpresë se do të ndalej lufta në Ukraine, me shpresë se do të ndalej vrasja e fëmijëve, burrave e grave të...

Pse nuk sollën vota deputetët e PD-së që erdhën nga Lulzim Basha?

Nga Ylli Pata Tani me mbarimin e numërimit të votave të 11 majit është e qartë më shumë panorama elektorale në vend. Partia Socialiste mori...

Lajme të tjera

Web TV