Rrezikoi humbjen e jetës, rikthehet në fushë pas 8 muajsh lojtari i Premier League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leja e shumëpritur nga mjekët më në fund ka ardhur për Raul Jimenez. Sulmuesi mund të kthehet me Wolves në fushë dhe ditën e sotme ai e nis nga minuta e parë ndeshjen miqësore ndaj Crewe Alexandra.

Meksikani nuk luan që nga data 29 nëntor e vitit të shkuar, kur u dëmtua rëndë në një ndeshje të Wolves ndaj Arsenal, pas një dueli të ashpër kokë më kokë me David Luiz.

Pas përplasjes Jimenez ra pa ndjenja dhe u dërgua menjëherë në spital, ku diagnoza ishte e frikshme. Ai kishte pësuar frakturë në kafkë dhe iu desh të operohej në mënyrë të menjëhershme sepse i rrezikohej jeta.

Prej muajsh ai është kthyer në stërvitje të veçuar, nën masa të rrepta sigurie për shëndetin dhe më në fund ai mund të kthehet në fushë në një ndeshje normale pas gjithë atij rreziku që kaloi.

Të fundit

Tronditet CDU/CSU, AFD arrin nivelin rekord në sondazhe

Një sondazh i kohëve të fundit i Forsa-s dhe i bërë publik nga media gjermane, Die Welt, paraqet një...

Spahiu: Edhe SHBA parashikon burgim të përjetshëm për zjarrvënësit!

Në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për dënime të ashpra për zjarrvënësit, Spahiu u shpreh se ishte në favor dhe e mbështeste,...

Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski, gjobitet pronari

Policia kufitare në Sarandë kanë ndërhyrë në zonën e Ksamilit, pas një ankese të ardhur në portalin e bashkëqeverisjes, ku denoncohej një mjet Jet...

Chelsea-United, një propozim i padëgjuar më parë në merkato

Alejandro Garnacho është kthyer në një shqetësim të madh për drejtuesit e Manchester United. Anësori argjentinas ka vendosur të mbyllë një herë e mirë...

Banori i asfiksuar nga zjarri tregon tmerrin: Po të mos kishte ardhur Policia…

Një banor i asfiksuar nga zjarri në fshatrat e Gramshit, teksa ndodhet i shtruar në shtratin e spitalit të qytetit, i asistuar nga vetë...

Lajme të tjera

Web TV