30-vjeçari hodhi të dashurën nga shkëmbi, flet babai i saj: Motrat dhe vëllezërit po e presin në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familja e Garifalias, vajzës që i dashuri e hodhi nga shkëmbi dhe e vrau teksa po pushonin në ishullin grek Folegandros, të shkatërruar kërkojnë që vrasësi i pamëshirshëm të marrin dënimin maksimal për krimin që kreu.

“Të kalbet në burg”, tha babi i Garifalias i cili me mërzinë në zemër dhe shpirtin bosh, ka folur për mediat greke për dhimbjen e vrasjes së vajzës së tij.

Me zë që i dridhej tregoi se e ka ndjerë që në momentin e parë, që nuk ishte një aksident mbytja e vajzës së tij, dhe së vrasësi ishte pikërisht i dashuri i saj.

“Të marri dënimin më të lartë të parashikuar nga Kodi Penal. Vrau vajzën time! E kam ndjerë që në fillim, diçka brenda meje më thoshte se nuk ishte një aksident dhe se vrasësi ishte ai.”, tha ai.

Dhimbja e prindit kur humb fëmijën, nuk ka përshkrim, sidomos kur e humb në këtë mënyrë.

“Na shkatërroi. Shkatërroi familjaren time. Na ka gjunjëzuar”, shtoi ai.

Babai i Garifalias, tregoi se vëllezërit dhe motrat më të vogla të saj po e presin të kthehet në shtëpi.

“Vëllezërit dhe motrat po e presin të kthehet në shtëpi. Ishte një vajzë e mirë. Ishte një vajzë e lumtur që shkoi për pushime dhe u kthye e vdekur. Nuk dua të vajtojmë më shumë vajza të reja”, tha ai.

Ai premtoi se do të luftojë deri në fund në rrugën e drejtësisë që ka nisur, që vrasësi i Garifalis të dënohet maksimalisht për krimin që kreu.

Të fundit

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Lajme të tjera

Web TV