Elbasan, gjendet e pajetë 65-vjeçarja

Policia në Elbasan ka konfirmuar se ka gjetur të vdekur në banesën e saj, në mëngjesin e sotëm, një 65-vjeçare në Elbasan. Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi”.

Shtetësja P. L., 65 vjeçe, e cila ishte e sëmurë dhe  jetonte e vetme në banesë është gjetur pa shenja jete. Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, hemoragji celebrale.

“Më datë 18.07.2021, rreth orës  08:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, në  banesën e saj,  është gjendur pa shenja jete dhe pa shenja dhune  shtetesia P. L.,  65 vjeçe, e cila ishte e sëmure dhe  jetonte e vetme në banesë. Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja  ka ardhur nga shkaqe natyrale, hemoragji celebrale,” thuhet në njoftimin e policisë.