Festivali i filmit në Kanë/ “Pa Vend” s’e merr “Palmën e Artë”, ja çfarë fiton Kosova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Cérémonie du palmarès”, siç quhet në idiolektin e Festivalit emërmadh të Cannes, ka sjellë të shtunën mbrëma jo vetëm parakalimin e ekipit të filmit “Pa Vend”, por edhe afirmimin e Kosovës dhe kinemasë së saj. Ndonëse filmi nën regjinë e Samir Karahodës është kthyer pa “Palmën e Artë”, në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër, prania e tij në Cannes është cilësuar nga kineastë ndërkombëtarë si ogur paralajmërues për një “valë të re filmbërësish e profesionistësh” nga Kosova. Kurse regjisori nga Prizreni, Samir Karahoda, paraqitjen në Cannes e ka kondensuar në thirrje për kineastët e rinj shqiptarë. “Shpresoj që filmi do të jetë motivim e frymëzim për brezat e ardhshëm që vetëm me punë e disiplinë mund të arrijmë gjithkund e të garojmë me çdo vend të botës”, ka thënë ai pak minuta pas përfundimit të ceremonisë përmbyllëse të festivalit të njohur.

 

 

Të fundit

Një tjetër ‘non grata’ hedh miliona euro për lobim në SHBA

Më shumë se 22 milionë euro do të shfrytëzohen për të angazhuar ekspertë dhe kompani lobimi në Shtetet e...

Gjysmëfinalja e parë e Botërorit të Klubeve, formacionet e skuadrave Fluminese-Chelsea

Gjithçka është gati për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës për Klube midis Fluminense dhe Chelsea. Ndeshja do të luhet në stadiumin MetLife, në orën 21:0. Ndërkohë...

Të shpëtojmë bujqësinë! Qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Bujqësia siguron rreth 20% të PBB-së së vendit dhe ofron punësim për rreth 1/3 e popullsisë, ndërkohë që përfiton më pak se 2% të...

E bujshme/ Djali i trajnerit Carlo Ancelotti merr drejtimin e ekipit të madh brazilian

Botafogo ka zyrtarizuar në stol Davide Ancelottin. Djali i Carlos ka firmosur një kontratë, të vlefshme deri në fund të sezonit 2026. Për Davide Ancelottin...

Kandidati demokrat: “Hajduti mbetet hajdut, si i kuq, si blu”

Aulon Kalaja, kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” theksoi se do të shkojë në...

Lajme të tjera

Web TV