Moti sot/ Vranësira dhe reshje shiu, Shqipëria goditet nga “liqeni i ftohtë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pjesë e territorit të Shqipërisë gjatë natës është goditur nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë”, i cili shkaktoi përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë dhe u drejtua për në Ballkan. Mbi territorin tonë nata u karakterizua nga një mot me reshje shiu, por pa shkaktuar probleme.

Megjithatë sipas “MeteoAlb” Republika e Shqipërisë gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme gjatë paradites.

Por mesdita dhe kryesisht pasditja do të sjellin shpeshtim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë. Nuk do të mungojnë edhe stuhitë afatshkurtra e të izoluara të breshrit. Orët e mbrëmjes përmirësojnë përkohësisht kushtet e motit në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në vlerat minimale por ulen me 3 gradë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 14°C mëngjesi deri në 32°C mesdita. Era do fryjë mestare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri 3 ballë.

Të fundit

Homazhe për kapitenin Arben Anamali, bashkëshortja rrëfehet mes lotësh: Dhimbje e madhe

Këtë të premte po zhvillohen homazhe në nderim të kapitenit Arben Anamali i cili humbi jetën në ujërat e...

Kokalari: Disa pyetje që kërkojnë përgjigjie, për flokët e Ervin Salianjit

Ervin Salianji, gjatë kohës që ka qenë në burg, ka mbjellë flokët dhe ka rregulluar dhe hundën. Këto operacione kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh, pasi...

Tre javë me qira në Tiranë, ikin pa paguar/ Pronari: Turistët më shkatërruan shtëpinë!

“Ata e shkatërruan apartamentin tim dhe ikën pa paguar”. Kjo është historia e Eron Pulajt, një sipërmarrës shqiptar dhe pronar i disa apartamenteve në...

Elbasani digjet, Rama ‘përvëlon’ Llajtën: Bari te varrezat ka potencialin të bëhet kallam

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të forta për kryetarin e Bashkisë së Elabasnit në lidhje me zjarrin në varreza dhe problematikën e mbetjeve. “Bari...

Rama: Arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, humbasin licencën

“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitekt që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të...

Lajme të tjera

Web TV