Përfituan mijëra euro duke mashtruar në Facebook/ Policia arreston personin e 11 të grupit në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Tiranë ka konfirmuar sot arrestimin e personit të 11, të cilët kanë mashtruar përmes përfitimeve në rrjetin social Facebook.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Endri Karimanllari, i shpallur në kërkim për “mashtrim kompjuterik” i cili në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive.

Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38.000 euro.

Ky është vijimi i operacionit “Transfera” ku më parë janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni “Transferta”.

Kapet dhe vihet në pranga 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Transferta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kompjuterike, finalizuar me datë 07.07.2020 nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 10 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit, nga shërbimet e Policisë u bë kapja e shtetasit E. K dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, për shtetasin e shpallur në kërkim E. K., 22 vjeç.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro.

Vijon puna për dokumentimin dhe mbledhjen e provave të tjera, si dhe për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”.

 

Të fundit

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në...

Më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të

Nga Ben Andoni Për Tiranën zyrtare Kosova është thjesht një shtet i dytë shqiptarësh, të cilit jo nuk mund t’i ndërhyhet por as t’i flitet...

Saga e Nju Jorkut/ Nga uji i heshtur në zemrën e botës, në kryeqendrën e tregëtisë

26 korrik 1788 – Shteti i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nga Leonard Veizi Kur dielli lind mbi Hudson dhe drita e mëngjesit rrëshqet...

Meloni: Jemi pro shtetit të Palestinës, por njohja përpara themelimit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të shtunën se njohja e shtetit të Palestinës përpara se ai të jetë realisht i themeluar mund të sjellë...

Dështon marrëveshja në Gaza, Trump: Izraeli duhet të mbarojë punën me Hamasin

122 persona mes tyre 83 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e krizës në urisë në Gaza. Presidenti Donald Trump njofton se marrëveshja mes...

Lajme të tjera

Web TV