Postonte foto me Kallashnikov në rrjetet sociale, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 17 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi publikonte në rrjetet sociale foto me armë zjarri. Policia e Tiranës njofton se 17-vjeçarit K. Selaj iu është sekuestruar kallashnikov si dhe një thikë.

Arrestimi është kryer nga Komisariati i Policisë Nr.6 në kryeqytet pas denoncimit të bërë nga qytetarët pasi i arrestuari qëllonte në ajër me armë.

 

 “Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 17-vjeçarit i kanë gjetur me vete një armë të ftohtë (thikë) dhe gjatë kontrollit në vendin ku kishte reklamuar fotot, është gjetur edhe arma e zjarrit e llojit kallashnikov.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta””, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Verë e paprecedentë në Itali/ Në Siçili priten temperatura deri në 49°C,

Tashmë është zyrtare, java e ardhshme do të ndajë Italinë në dy realitete të kundërta klimatike. Ndërsa veriu i...

Tregu i prishur i banesave po ushqen ekstremën e djathtë në Europë

Nga Kirsty Major Nga Lisbona në Amsterdam, politika e banesave ka krijuar ndarjen midis të pasurve dhe të varfërve. Por, si zbulojnë autorët në serinë...

Përmbytje në Korenë e Jugut/ Bilanci tragjik rritet, priten rrebeshe të tjera

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara...

Gledis Nano merr 100 mijë euro dëmshpërblim nga shteti!

Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e vlerësuar si të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra...

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u përmbys në Vietnam për shkak...

Lajme të tjera

Web TV