Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e prokurorisë dhe lë në burg Edmond Karriqin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg prokurorin e Kukësit Edmond Karriqin dhe sekserin Isuf Gegën. Prokurori Karriqi kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, por i është refuzuar.

Prokurori i Kukësit akuzohet si i përfshirë në korrupsion, ndërsa arrestimi i tij ndodhi gjatë kohës që ai ishte në qendër të Kavajës. SPAK përmes përgjimeve arriti të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur, i dënuar për drogë.

Gjithçka nisi në nëntor të vitit 2019, kur në qytetin e Kukësit u arrestuan Ramadan Dedja, Eraldo Braka, Elidon Koka dhe Ergis Xherri, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, të cilët u lanë të lirë nga prokurori Kariqi pas marrjes së ryshfetit. Të arrestuarit kishin futur ndërmjetës Isuf Gegën, mes të cilëve edhe Emirjan Beu, tek prokurori Karriqi për pushimin e çështjes.

Eraldo Braka dhe Ramadan Dedja janë lidhur dhe kanë komunikuar me Isuf Gegën, tek i cili janë interesuar nëse kishte komunikim me Karriqin për t’i ndihmuar në lidhje me dosjen. Gega, me detyrë sekretar në Prokurorinë e Kavajës, ka udhëtuar bashkë me Karriqin në drejtim të Kukësit, ndërsa janë dokumentuar disa takime të tjera mes tyre.

Gega, në përgjimet e SPAK, rezulton të jetë sekser, nga ku prokurori ka marrë edhe shumën e eurove. SPAK ka dokumentuar edhe lëvizjet e këtyre dy të fundit, të cilët janë parë duke tërhequr paratë, për t’i çuar në destinacion. Menjëherë më pas, Prokuroria e Posaçme ka vepruar me arrestimet.

Të fundit

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares!

Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në lidhje me...

Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Situata nga zjarret në disa qarqe të vendit vijon të jetë kritike, ndërsa Forcat Ajrore dhe strukturat vendore të emergjencës janë në gatishmëri të...

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt të këtij viti, pa përjashtim,...

26 korrik 1875/ Lindja e Gustav Jungut: Udhëtimi i mendjes drejt errësirës

Nga Leonard Veizi Në mëngjesin e qetë të 26 korrikut 1875, në brigjet e liqenit të Bodenit, në Kesswil të Zvicrës, lindi Karl Gustav Jung...

“Shuhet” tensioni mes Lautaros dhe Calhanoglu, turku drejt rinovimit me Interin

Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit...

Lajme të tjera

Web TV