Përfundon takimi me Vuçiç në Bruksel, Kurti: Vuçiç refuzoi propozimin për marrëveshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në deklaratën e tij të parë pas takimit me presidentin serb Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se atij iu refuzua propozimi për një marrëveshje me gjashtë nene, si deklaratë paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti tha se çështje e të pagjeturve është çështje nga e kaluara dhe se nuk e kupton Vuçiç dhe deklaratën e tij, ku theksoi se nuk pranoi që togfjalëshi “ballafaqim me të kaluarën” të përfshihet në zotimin për të bërë gjithçka për të pagjeturit.

“Unë sot propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene si një deklaratë e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u refuzua. U refuzua ende pa u lexuar dhe kjo për mua tregonte mosgatishmërinë për marrëveshje”, tha Kurti.

Ai tha se propozimi i tij në çështjen e zotimit për të pagjeturit u pranua nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, por që u refuzua nga presidenti serb.

“Insistuam aty ku shprehet zotimi ynë për të pagjeturit, të futet edhe fjalia “ballafaqimi me të kaluarën”. Kjo u pranua në një mënyrë të zbutur nga Josep Borrell, mirëpo u refuzua nga presidenti i Serbisë”, tha Kurti.

“Unë nuk e kuptoj se pse duhet t’i frikësohemi kaq shumë përballjes me të kaluarën. Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm”, theksoi kryeministri.

Të fundit

Çfarë qeverisjeje pret vendi? Nga fjalët tek kontrata e re publike

Nga EDUART GJOKUTAJ – Qendra ALTAX.al Zgjedhjet kanë përfunduar, por verdikti i popullit ende nuk është bërë zyrtarisht publik. Përtej...

PS me 19 deputetë në Tiranë! PD në “luftë” me Partinë Mundësia për 1 mandat

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1106 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 180,034 vota...

“Zoti ministër, pse fshihesh…” Tensione te KZAZ 32, Shehaj përplaset me Ervin Hoxhën

Debate me tone të forta te KZAZ 32 mes kreut të “Mundësia”, Agron Shehajt dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Gazetari Igli Çelmeta raporton...

Qarku i Dibrës/ PS përmbys rezultatin e 2021, merr 3 mandate. PD zbret në 2

Në qarkun e Dibrës, ka mbetur edhe vetëm një kuti për tu numëruar, nga 222 kuti votimi. Nga të dhënat e përditësuara, të publikuara në...

Damian Gjiknuri futet në Kuvend, mbetet jashtë nga socialistët Ina Majko!

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit i japin Partisë Socialiste një epërsi të dukshme në qarkun e Vlorës, me 8 mandate të fituara, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV