Adoleshentët drejtonin makinën pa leje dhe me kallashnikov, policia iu vendos pranga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë Durrës pasi janë kapur me kallashnikov, pushkë dhe municion luftarak në makinë  të cilën e drejtonin pa leje.

Në zbatim të Planit të Masave nga Drejtoria e Përgjithshme së Shtetit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se dy persona qarkullonin me armë zjarri në qytetin e Durrësit, shërbimet e Policisë mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.17, Durrës, në rrugën “Vllazërimi”, kanë ndaluar mjetin tip “Benz” e cila dispononte targa të një automjeti tjetër, me drejtues shtetasin M. A., (i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi) dhe pasagjer shtetasin E. N.

Gjatë kontrollit të kryer në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 10 fishekë, 1 pushkë si dhe automjetin me të cilin këta shtetas po lëviznin.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Drejtimi mjetin në mënyrë të parregullt” dhe “Armëmbajtja  pa leje” shtetasin M. A., 17 vjeç dhe për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” shtetasin E. N., 17 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit

E vetmja gjë qesharake në fushatën e Berishës është LaCivita

Mero Baze Sali Berisha ka bërë plot fushata serioze në historinë e tij 35-vjeçare. Ka bërë fushata të varfra, por me...

Nis zyrtarisht procesi i votimit, 5225 qendra votimi do jenë hapur deri në orën 19:00

Sot, më 11 maj 2025, qytetarët shqiptarë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ri. Procesi...

Shqipëria drejt Europës/ Fletët e votimit në Zapod të Kukësit shpërndahen me mushka

Në zonën malore të Zapodit, në Bashkinë Kukës, procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është bërë në kushte...

Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2025

Do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë në territorin Shqiptar mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpeshta të...

“El Clasico” e së dielës/ Superkompjuteri, asnjë shans për Realin e Madridit

“El Clasico” e së dielës është praktikisht një finale, veçanërisht nëse Barça fiton. Të besuarit e Ançelotit do të synojnë të sulmojnë në “Montjuiç”...

Lajme të tjera

Web TV