Pedagogu i njohur njofton largimin nga PD: Po kthehet një kopje e shëmtuar e partisë-shtet, s’ka hapësira për elitat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-dekani dhe pedagogu i Universitetit të Arteve, Ardian Isufi ka njoftuar largimin nga Partia Demokratike dhe nga të gjitha angazhimet në këtë forcë politike.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se ndihet i zhgënjyer dhe se tani do të vazhdojë rrugën politike si i pavarur, jashtë një strukture partie që vetëm i ka shtuar vlerat me imazhin publik, sipas tij. Isufi lë të nënkuptohet se për këtë vendim është nxitur nga Kuvendi Kombëtar i PD-së më 17 korrik. Ai shton më tej se ka kuptuar se PD po kthehet një kopje e shëmtuar të partisë-shtet që sot është në pushtet.

Sipas tij, “këtë situatë nuk e ka prodhuar vetëm zoti Basha por edhe një tufë e madhe funksionarësh në PD apo antarë kryesie që duhet të ishin dorëhequr shumë kohë më parë dhe që aktualisht janë të ezauruar në debatin publik dhe nuk i thonë më asgjë mbështetësit të djathtë apo votuesit shqiptar, por që nëpërmjet një “klani me tipare arkaike” mbajnë peng çdo orientim të ri apo nismë bashkëkohore brenda kësaj partie… shto këtu edhe një administratë që e ka zëvendësuar rolin e saj primar me politik-bërjen e kulisave, dhe si i thonë asaj fjalës së urtë popullore: “është bërë bishti më i rëndë se sqepari”.

Isufi shprehet se i ka dhënë shumë PD-së, duke sakrifikuar gjithçka dhe asnjëherë nuk ndjeu asnjë mbështetje në këmbim. Ai shton më tej se në PD janë ngushtuar hapsirat për elitat, në një parti që kohë mē parë ishte elitë

Deklarata e plotë:

Të nderuar demokratë,

I zhgënjyer dhe me keqardhje, sot jam i bindur të tërhiqem nga PD dhe angazhimet e mia ndaj saj. Me fisnikëri mendoj të vazhdoj rrugën time politike si i pavaruar. Jashtë një strukture partie që vetëm i kam shtuar vlerat me imazhin tim si person publik!

Ky nuk është thjesht një reflektim pas kuvendit të PD apo atmosferës së krijuar në parti me një elitë të sforcuar. Ajo që kam kuptuar qartë është se insistimi im për të kontribuar në evidentimin e një “alternative të re të djathtë” për sinergji dhe marrdhënie me publikun në një frymë bashkëkohore nuk është realisht prioritet i kësaj partie, sesa thjesht po kthehet një kopje e shëmtuar të partisë-shtet që sot është në pushtet!

Lexo edhe :  Makina e marrë me qira del nga rruga në aksin Rroskovec-Ura Vajgurore, pesë persona...

Tashmë jam i qartë që këtë situatë nuk e ka prodhuar vetëm zoti Basha por edhe një tufë e madhe funksionarësh në PD apo antarë kryesie që duhet të ishin dorëhequr shumë kohë më parë dhe që aktualisht janë të ezauruar në debatin publik dhe nuk i thonë më asgjë mbështetësit të djathtë apo votuesit shqiptar, por që nëpërmjet një “klani me tipare arkaike” mbajnë peng çdo orientim të ri apo nismë bashkëkohore brenda kësaj partie… shto këtu edhe një administratë që e ka zëvendësuar rolin e saj primar me politik-bërjen e kulisave, dhe si i thonë asaj fjalës së urtë popullore: “është bërë bishti më i rëndë se sqepari”

Kuptohet që edhe “hienat” e Universitetit të Arteve pranë PD-së e kanë realizuar me malinjitet të plotë përfoljen mbi figurën time, sepse thënë thjesht: “mediokriteti nuk e pranon risinë”!

Ndoshta tërheqja ime nga Partia Demokratike mund të duket një “asgjë” në kushtet në të cilat ndodhet sot. Gjithësesi, përgjatë këtyre viteve i kam dhënë shumë kësaj partie, duke sakrifikuar gjithçka që lidhej me imazhin tim si artist dhe intelektual në çështjet publike. Asnjëherë nuk ndjeva asnjë mbështetje në këmbim edhe pse kohë pas kohe kam propozuar projekte avangardë në shërbim të modernizimit të Partisë Demokratike dhe të djathtës në tërësi.

Më në fund tashmë kam kuptuar se janë ngushtuar hapsirat për elitat, në një parti që kohë mē parë ishte elitë!

Të fundit

Giro d’Italia në Shqipëri/ Policia zbulon masat e sigurisë në Elbasan

Në kuadër të garës ndërkombëtare çiklistike “Giro d’Italia 2025”, e cila do të zhvillohet më 9 maj, Drejtoria Vendore...

Trendi i TikTokut për “çokollatën e Dubait” shkakton mungesë të fëstëkut

Promovimet që u bëhen disa produkteve në TikTok kanë tejkaluar pritshmëritë dhe kanë prekur edhe ekonomitë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri...

Lezhë/ Dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën në spital gruaja 51-vjeçare

Një grua 51-vjeçare në Lezhë ka humbur jetën pas dyshimeve se ka konsumuar fostoksinë. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 6 maj, kur shtetasja D. B.,...

Rama në Fushë Krujë: Na jepni besim që të bëjmë më të mirën për 4 vitet e ardhshme

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmbylli këtë të mërkurë fushatën elektorale në Fushë Krujë, ku iu drejtua qytetarëve me thirrjen për të mbështetur...

Goditi me gurë bankomatin e një banke në Korçë, arrestohet 50-vjeçari

Arrestohet 50-vjeçari ne Korçë pasi goditi bankomatin e një bankë me gurë. Sipas uniformave blu, shtetasi V.N. alias P.N., banues në Pukë ishte i proceduar...

Lajme të tjera

Web TV