Alimehmeti: Varianti Delta ka simptoma më ndryshe se COVID dhe njerëzit e neglizhojnë! E sigurt që vjeshta që vjen s’do jetë si e vitit të kaluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha sot në ‘Repolitix’ se varianti Delta i COVID neglizhohet për shkak se ka simptoma disi më ndryshe dhe kjo po ndikon në përhapjen e tij.

Në ‘Repolitix’, Alimehmeti tha se simptomat e variantit Delta janë dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti dhe për këtë nuk i kushtohet rëndësi dhe njerëzit nuk vihen në alert. Por megjithë rrezikun e variantit Delta, epidemiologu shprehet se vjeshta që vjen nuk do t’i ngjajë aspak asaj të kaluarës, ku pavarësisht se do të ketë rritje të infeksionit, por jo në forma të rënda.

“Ky variant ka simptoma pak më ndryshe se COVID normal, nuk ka shumë temperaturë dhe kollë, por më shumë dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti, ndaj dhe njerëzit e neglizhojnë, nuk i kushtojnë shumë rëndësi, nuk vënë në alert veten apo familjen. Duhet direkt të kontaktohet mjekja e familjes dhe të merren masa.

Janë shifra të mira nuk mund ta themi me siguri nëse do ketë rritje të shifrave, e sigurt është që vjeshta që vjen nuk do të jetë si ajo e kaluara, por dyshoj fort që pandemia të ketë kaluar plotësisht. Shira e të vaksinuarve nuk është në nivelet që siguron imunitetin kolektiv. Rritja e rasteve, sinjalin e ka dhënë të qartë për praninë e variantit Delta. Do të ketë rritje rastesh, por jo në forma të rënda. Nga ky aspekt jemi më të qetë, nuk do jetë kurrsesi si viti i kaluar”, tha Alimehmeti.

Të fundit

Këmbimi valutor 12 gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet...

Mësoni kur dhe si të shihni shiun e meteorëve Perseid, fenomeni i vitit

Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit. NASA thotë se njerëzit mund ta...

Greqia në alarm, ishujt më të njohur përfshihen nga zjarret

Zjarri që shpërtheu në orët e para të mëngjesit në Kefalonia është tani nën kontroll, sipas presidentit të Komunitetit të Faraklatës, Evangelos Marinakis, i...

Një nga lojtarët kyç të “Tripletës”, PSG merr vendimin befasues për Donnarumman

PSG ka nxjerrë në “rrugë” portierin Gianluigi Donnarumma dhe vendimi i fundit lë pak vend për diskutime. Portieri italian, një nga protagonistët kryesorë të...

Dy aksidente me autobusë brenda pak orësh, 13 viktima dhe mbi 60 të plagosur

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe më shumë se 60 u plagosen në dy aksidente me autobusë në Perunë jugore, thanë autoritetet. Aksidenti vdekjeprurës...

Lajme të tjera

Web TV