Kërkoi lirimin për tu kujdesur për djalin e sëmurë/ Apeli i GJKKO i refuzon për të tretën herë kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon për të tretën herë radhazi kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila kërkoi lirimin nga qelia për t’u kujdesur pë djalin e sëmurë.

 

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkaNËeb” se avokati ka paraqitur para gjykatës raportet psikologjike për fëmijën, raport për rëndimin e gjendjes shëndetësore të djalit, si edhe raport mjekësor të babait të saj.

Djali i ish-gjyqtares së akuzuar për korrupsion dhe lirimin e personave me dënime të rënda vuan nga një sindromë e rëndë, por sërish Gjykata e Posaçme nuk e ka marrë parasysh këtë situatë.

Po kështu edhe vajza e saj me të atin që kujdeset për fëmijët kanë probleme të theksuara shëndetësore. Janë 7 kërkesa të refuzuara nga Gjykatat për liri të bëra nga ish-gjyqtarja Hoxha. Kjo është hera e tretë në Apel, teksa më herët ka pasur dhe 4 kërkesa në Shkallën e Parë.

Të fundit

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri...

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme...

Shifrat, bankat kanë dhënë 4 mld euro kredi për banesa ose pasuri të paluajtshme

51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje...

Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë në Saudi Pro League....

Trump sulmon CNN dhe New York Times: Të pushohen gazetarët!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi që CNN dhe The New York Times të pushojnë nga puna “MENJËHERË” të enjten gazetarët që raportuan për...

Lajme të tjera

Web TV