Rindërtimi i banesave pas tërmetit, Veliaj familjes Nela: Po ndërtohen edhe 62 shtëpi të tjera

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Mes mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 të cilave po u rindërtohen shtëpitë nga e para, kanë përfituar edhe familjarët të Havzi Nelës, poetit të pushkatuar nga regjimi komunist 33 vite më parë. Familja Islamaj e ardhur nga Kukësi në Petrelës u vizitua ditën e sotme nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili përveç urimit për shtëpinë e re, u shpreh se puna për rindërtimin nuk ka ngjyra partiake dhe ndasi politike. Veliaj tha se në Petrelë po vijon puna edhe gjatë ditëve të nxehta të verës për përfundimin e 62 shtëpive të mbetura që u dëmtuan nga tërmeti në Tiranë.

 

“Kjo punë nuk bëhet pa bashkëpunim. Nëse secili jep një dorë, si shtëpia e Nazmies po ndërtohen edhe 62 shtëpi të tjera. Kushdo që na sheh duhet të kuptojë se ashtu siç u bë kjo shtëpi, do bëhen edhe të tjerat. Shumica e njerëzve do shkojnë për pushime, por ne jemi ajo pakica që do duhet t’i çojë këto punë deri në fund, duke shfrytëzuar kohën tani që rrugët janë të lira, që ka rënë pak fluksi”, u shpreh Veliaj.

 

Më tej, Veliaj u shpreh se në kopshtin e ri në Fikas dhe në shkollën në Mangull kanë filluar regjistrimet e fëmijëve, të cilët nuk do të kenë më nevojë të humbin kohë me mjete të ndryshme transporti për të shkuar në shkollë, por do t’i kenë pranë shtëpisë.

 

“Hapja e shkollës së re dhe kopshtit na jep një mundësi që t’u themi banorëve: Për sa kohë që gjithë të pasurit e Tiranës po mundohen të vijnë në Petrelë e në Farkë, nuk ka asnjë sens që fëmijët e Farkës e Petrelës t’i hipin fugonit për të shkuar në Tiranë. Nga kopshti deri në gjimnaz, fëmijët s’kanë nevojë të bëjnë vara-vingo. Do të duhet ta japim këtë mesazh dhe nuk ka nevojë fare që të hyjmë mik për t’i çuar te shkollat e Tiranës e kalamajtë të harxhojnë një orë për të shkuar e një orë për të ardhur, tani që hapen shkollat e reja”, tha Veliaj.

 


Të fundit

Rindërtimi i banesave pas tërmetit, Veliaj familjes Nela: Po ndërtohen edhe 62 shtëpi të tjera

Mes mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 të cilave po u rindërtohen shtëpitë...

Me këmbët në timon dhe muzikë/ Të rinjtë shqiptarë nuk ndërgjegjësohen, vijojnë sjelljet “vrasëse”(Video)

Të rinjtë shqiptare vijojnë me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor. Pas rastit të fundit ku një i ri hipi sipër makinës ndërkohë që lëvizte,...

Rama inspekton fabrikat, nuk kursen batutat me sipërmarrësin: Ju jeni mishngrënës të lindur

Kryeministri Edi Rama, nën shoqërinë e drejtoreshës së AZHBR-së, Frida Krifca, kanë inspektuar tre fabrika të reja në zonën e Vorës dhe të Kasharit. Edhe...

Trafikonte kokainë në zonën e Freskut, ja me sa doza u kap 28-vjeçari

Një 28-vjeçar është arrestuar në zonën e Freskut në Tiranë. Policia njofton se i riu merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë në zonën...

Mbyten në liqen 5 anëtarë të një familjeje/ Ditëlindja e 3-vjeçarit kthehet në mort

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi. Dy fëmijë, motër e vëlla, janë mbytur në liqenin e qytetit Amasya. Ata ndodheshin në atë vend...

Lajme të tjera

Web TV