Rama publikon videon e rrugës që lidh Tepelenën me Vlorën: Rrugët turistike kanë parametrat e tyre në të gjithë Europën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shtator do të hapet rruga Dukaj-Sinanaj, që lidh bashkinë e Tepelenës me bashkinë e Vlorës. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, teksa ishte duke inspektuar punimet së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi. Kjo rrugë do të jetë e gjatë 14.5 km dhe e gjerë 4.5 metra. Kreu i qeverisë i ka paraprirë kritikave sa i përket gjerësisë së kësaj rruge.

 

“Ata që na ndjekin bien pre e idesë që rrugët turistike janë të ngushta, duhet të jenë më të gjëra, rrugët turistike nuk duhen të gjejmë më të gjëra, kanë parametrat e tyre në të gjithë Europën, pasi nuk kanë prezencë të trafikut, dhe mundësojnë lëvizjen e nevojshme në akset turistike, tani të gjitha asket e kthejnë Tepelenën nga një xhep fals në një pikë distribucioni të lëvizjes për turistët që vijnë qoftë nga juglindja, qoftë ato që vijnë nga perëndimi përmes Tiranës apo jugut përmes Sarandës dhe e gjitha bëhet një pamje fantastike turistike që dhe njerëzit që e njihnin e kishin braktisur gjithnjë e më shumë” , tha Rama.

 

Ministrja e Infrastrukturës, tha se kjo rrugë do të ketë xhepa në 250 metra të saj me qëllim që të bëhen shkëmbime të makinës, por jo parakalime.

Të fundit

Belind Këlliçi paralajmëron publikisht zyrtarin socialist: Ndal presionet në Zall Herr

Belind Këlliçi ka bërë një paralajmërim të fortë për administratorin e Njësisë Administrative Zall Herr, zyrtarin Arben Maloku. Përmes një...

“Vazhdon mallkimi që nga 1912″/ Rama: Asnjë popull nuk mund të jetë kurrë i kënaqur

Kryeministri Edi Rama tha se shqiptarët për politik të japin ujë në bisht të lugës. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Review” në...

Misteri diellor që dogji satelitët SpaceX në vitin 2022: A ishte faji i “Terminatorit”?

Në vitin 2022, dhjetëra satelitë Starlink u shpërbënë. Ndoshta nuk ishte një stuhi gjeomagnetike "e thjeshtë", por një ngjarje magnetike e brendshme e Diellit:...

E hëna nis me rreshje shiu, si do të jenë temperaturat për ditën e sotme

Vendi ynë do të vijojë të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë ditës së sotme. Orët e pasdites pritet të...

Paralajmërimi i Donald Trump: Filmat jo-amerikanë do të përballen me tarifa 100%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se do t’i godasë filmat e prodhuar në vende të huaja me tarifa 100%, ndërsa përshkallëzon mosmarrëveshjet tregtare...

Lajme të tjera

Web TV