Rama publikon videon e rrugës që lidh Tepelenën me Vlorën: Rrugët turistike kanë parametrat e tyre në të gjithë Europën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shtator do të hapet rruga Dukaj-Sinanaj, që lidh bashkinë e Tepelenës me bashkinë e Vlorës. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, teksa ishte duke inspektuar punimet së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi. Kjo rrugë do të jetë e gjatë 14.5 km dhe e gjerë 4.5 metra. Kreu i qeverisë i ka paraprirë kritikave sa i përket gjerësisë së kësaj rruge.

 

“Ata që na ndjekin bien pre e idesë që rrugët turistike janë të ngushta, duhet të jenë më të gjëra, rrugët turistike nuk duhen të gjejmë më të gjëra, kanë parametrat e tyre në të gjithë Europën, pasi nuk kanë prezencë të trafikut, dhe mundësojnë lëvizjen e nevojshme në akset turistike, tani të gjitha asket e kthejnë Tepelenën nga një xhep fals në një pikë distribucioni të lëvizjes për turistët që vijnë qoftë nga juglindja, qoftë ato që vijnë nga perëndimi përmes Tiranës apo jugut përmes Sarandës dhe e gjitha bëhet një pamje fantastike turistike që dhe njerëzit që e njihnin e kishin braktisur gjithnjë e më shumë” , tha Rama.

 

Ministrja e Infrastrukturës, tha se kjo rrugë do të ketë xhepa në 250 metra të saj me qëllim që të bëhen shkëmbime të makinës, por jo parakalime.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV