Skenë filmash/ Dy grabitësit largohen nga tarraca pasi ishin rrethuar nga policia, ja si u arrestua shqiptari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një skenë si në filma aksion është zhvilluar mbrëmjen e së martës në Torino të Italisë.

Dy persona, një prej tyre shqiptar, kishin hyrë në tarracën e një pallati dhe kërkonin të zbrisnin në ballkonin e një banese për ta grabitur.

Një banor i zonës i cili i kishte parë, njoftoi policinë e cila mbërriti në vendngjarje. Disa efektivë u futën në hyrje të pallatit për t’i kapur ndërsa disa të tjerë qëndronin jashtë për t’i monitoruar.

Sipas mediave italiane, dy grabitësit u rikthyen në tarracë dhe gjetën një mënyrë për t’u larguar duke i shpëtuar pritës së policisë.

Pas disa minutash ndjekje, uniformat blu arritën të kapin vetëm njërin prej grabitësve i cili u identifikua si shqiptar.

47-vjeçari i identifikuar është një emër i njohur për policinë italiane pasi rezulton i dënuar edhe më parë për grabitje.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personit tjetër. Ndërkohë nga kontrolli i bërë në ballkonin ku kishin zbritur dy grabitësit, brava e derës ishte prishur.

Të fundit

Mero Baze: Apartamenti i Veliajt sot ishte mesazh i koduar nga SPAK për britanikët

Ish-këshilltari i Tony Blair, Alastair Campbell ka kritikuar në podcastin e tij të fundit mbajtjen në burg të kryebashkiakut...

“Artan Lame nuk ka ndërruar jetë!” Avokati Genc Gjokutaj akuzon mediat për lajmin fals

Avokati Genci Gjokutaj para pak minutash ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, me të cilin njofton se Artan Lame nuk ka ndërruar...

“Hap drejt BE!” Komisionerja Kos uron Shqipërinë për hapjen e Grup-Kapitullit 3

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar Shqipërinë për hapjen e grupit-kapitullit të tretë të negociatave. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Kos...

Karamuço: Dumani u step që të tregonte emrat, por…

SPAK në bashkëpunim me autoritete italianë kreu ditën e djesme një ndër operacionet më të mëdha kundër mafies dhe krimit të organizuar, të quajtur...

Kriset xhami i avionit me pasagjerë nga Tirana drejt Oslos, ulje emergjente!

Një tjetër incident ajror është shënuar këtë të martë me një avion të kompanisë norvegjeze “Norëegian”, i cili ishte nisur nga Tirana drejt Oslos. Fluturimi...

Lajme të tjera

Web TV