Dua Lipa i bashkohet nismës së Bashkisë së Tiranës ‘adopto një kopësht’, Veliaj: Dhuratë për 300 fëmijë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Këngëtarja e famshme botërore Dua Lipa, e cila prej ditës së djeshme ndodhet në Shqipëri, i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës, “Adopto një Kopësht”. Ajo ka përzgjedhur Kopshtin numër 42, i cili ndodhet në zonën e njohur si ish-Blloku, për të lënë një gjurmë në rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, të cilit nuk i shpëtoi as kjo godinë.

Menjëherë pas pritjes në zyrën e kreut të Bashkisë, Dua Lipa së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj vizituan ambientet e këtij kopshti, për të parë nga afër punën për rindërtimin e tij, pas të cilës do të nisë edhe projekti i këngëtares për transformimin edhe të këtij kopshti në një kopsht me standarde europiane.

“Kemi zgjedhur një kopësht që është mu në zemër të Tiranës, i cili do të mirëpresë 300 fëmijë. Shpresoj që ata të bëhen të gjithë të suksesshëm si ty, sepse unë besoj se kur fëmijët rriten mirë, mund të bëhen qytetarë të mirë. Dua është sot artistja më e famshme në botë, por mbi të gjitha është një vajzë e mirë! Nuk mjafton të jesh vetëm artist i mirë, ne kemi parë plot artistë të mirë, por duhet të jesh edhe njeri i mirë dhe Dua është një njeri i mirë dhe sot ka adoptuar këtë kopësht, të cilin do ta quajmë kopshti dhe çerdhja “Sunny Hill”, si fondacioni i saj. Po ashtu, kemi edhe dy miqtë e tjerë me origjinë nga Shqipëria, Kujtimi dhe Arbeni, të cilët kur ra tërmeti, me kërkesën e Duas, dizenjuan një bluzë të cilën njerëzit e blenë në internet, në shenjë solidariteti dhe më atë fond ne do të bëjmë mobilimin, lodrat, kuzhinën dhe pjesën artistike të kopshtit, për t’u ngritur më të fortë se ç’ishim kur u rrëzuam nga tërmeti,” u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Dua Lipa vjen në Tiranë, Veliaj i dhuron kapelen e gruas tironse

Këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Dua Lipa, u shpreh e lumtur që mundi të japë një kontribut në Programin për Rindërtimin, por mbi të gjitha, ajo tha se ndihet krenare që është shqiptare.

“Më së pari, ju lumshin duart për gjithë punën që keni bërë! Kopshti ka për të qenë shumë i bukur. Po ndihem shumë krenare që ‘Sunny Hill Foundation’ ndihmoi për realizimin e kopshtit. Me shpresë të shohim më shumë gjëra të mira për vendin tonë. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe me çfarëdo ndihme që mund të ndihmoj jam shumë e nderuar”, u shpreh ndër të tjera Dua.


Të fundit

Dua Lipa i bashkohet nismës së Bashkisë së Tiranës ‘adopto një kopësht’, Veliaj: Dhuratë për 300 fëmijë

Këngëtarja e famshme botërore Dua Lipa, e cila prej ditës së djeshme ndodhet në Shqipëri, i është bashkuar nismës...

Rindërtimi nga tërmeti, Rama publikon pamjet nga lagjia ‘5 Maji’ në Tiranë: 3500 apartamente për 11 mijë banorë

Në total 3500 apartamente do të ndërtohen në lagjen 5 Maj në Tiranë për banorët, të cilëve ju shkatërruan banesat për shkak të tërmetit...

Po ecte me shpejtësi në rrugën Ksamil-Sarandë, mjeti del nga rruga dhe përmbyset, s’ka të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në rrugën Ksamil – Sarandë. Mësohet se një mjet Ford Fiesta, duke ecur me shpejtësi, ka dalë nga...

Dikush i vë flakën rezidencës luksoze të çiftit të famshëm Beyonce dhe Jay-Z

Një rezidencë në Nju Orlins, që besohet se i përket çiftit të famshëm Beyonce dhe Jay-Z, është përfshirë nga flakët. Mediat e huaja bëjnë...

Rama publikon foton krah Dua Lipës: Brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur e modeste

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Tiranë, ku pritet të zhvillojë një koncert. Gjatë vizitës së saj në kryeqytetin shqiptar, Dua është...

Lajme të tjera

Web TV