Djali i Jozefina Topallit harron Eva Muratin, zbulohet lidhja me Miss-in shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohet e dashura e djalit të ish-kryeparlametares Jozefina Topalli. Bëhet fjalë për Sindi Marina, ish-Miss Univers Albania, por edhe volejbollistja që luan në SHBA me skuadrën “Duke University”.

Genari u fotografua nga “Paparazzi” në një restorant në Vlorë ku me siguri kanë shkuar për pushime.

Po kush është Sindi Marina?

Sindi Marina është bukuroshja shqiptare që na përfaqësoi në Miss Universe 2019”, që u mbajt në SHBA.

Shqiptarja e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sind Marina, është volejbolliste e suksesshme përtej oqeanit Atlantik, por që kurrë nuk i harroi rrënjët e familjes së saj.

Biondina tashmë disa herë ka veshur fanellën e kombëtares shqiptare, ku është paraqitur me sukses duke fituar medaljen e bronztë në një turne.

Historia me Eva Muratin

Djali i Jozefina Topallit me parë ka pasur një histori me moderatoren Eva Murati.

Një vajzë shumë e re kur filloi karrierën në televizion si moderatore, Eva Murati nuk ka ngurruar të flasë dhe të ndajë në rrjete sociale foto me të dashurin e saj. Ajo ka rrëfyer se është njohur me Genarin kur ka qenë 15 vjeçe dhe nuk ka tentuar asnjëherë që t’i fshehë diçka nga jeta e saj, familjes.

Në vitin 2019, pikërisht rreth një vit ku perflitej per ndarjen e çiftit, Eva vendosi në “Facebook” statusin “Në një lidhje”, gjë që na la të kuptojmë se ajo i është rikthyer marrëdhënies së saj mbi gjashtëvjeçare me Genarin.

Por pikërisht në atë kohë, Genari diplomohet në një universitet në Milano, event ku morën pjesë prindërit dhe motra e tij, ndërkohë që binte në sy mungesa e Evës.

I pyetur nga mediat nëse janë ndarë apo janë bashkë, Genar Topalli tha se kjo nuk ka ndonjë rëndësi për mediat pasi ai ishte thjesht një student dhe jo një person publik.

Lexo edhe :  “Flori do rikthehet me koncert”, gazetari tregon se çfarë po ndodh me këngëtarin

Eva tashmë kishte fshirë nga rrjetet sociale fotot e saj me të dashurin, të cilat nuk ishin pak, sepse ajo ndante mjaft momente të lumtura me të dashurin, për ndjekësit e saj. Tashmë, heshtja konfirmoi ndarjen, ndërkohë që duket se Evës po i ecën mjaft mirë karriera profesionale.

Të fundit

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV