Vrasja në Klos, policia zbardh ngjarjen: Arrestohen nënë e bijë, bashkëpunuan dhe goditën me sende të forta 48-vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka zbardhur vrasjen e 48-vjeçarit Ylber Elezi duke cilësuar si autore nënë e vajzë.

Sipas njoftimit zyrtar, nënë e bijë bashkëpunuan me njëra-tjetrën dhe e goditën me sende të forta burrin.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit.

NJOFTIMI NGA POLICIA:

Klos, Mat

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Y. L.

Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara për vrasjen e 47-vjeçarit.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve :

M. L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Y. L.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare “.

Të fundit

“LaCivita e dëmtoi rëndë Berishën” , Gjikondi: Fushata u ndërtua mbi negativitet

Në 3300 intervista të konsideruara të vlefshme, nga mbi 10 mijë të anketuar në sondazhin e fundit parazgjedhor të...

Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Për javën e tretë të fushatës, sipas sondazhit të fundit të ABC News dhe Angi Ricerche Partia Socialiste merr 51.5% të votave, një rritje...

Deputeti i Bundestagut Gjerman:Jorida Tabaku njeriu kyç i marrëdhënieve Gjermani–Shqipëri

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, një zë i respektuar në politikën e jashtme të CDU-së dhe një prej aleatëve më të qëndrueshëm të...

Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, Shqipëri Vlerësohet Maksimalisht nga BBG Austria

Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, Shqipëri Vlerësohet Maksimalisht nga BBG Austria: Një Shembull i Suksesit në Prokurimet Publike Në një vlerësim të fundit nga Bundesbeschaffung...

Instagrami ‘mollë sherri’për disa vajza në Korçë, godasin njëra- tjetrën me shishe qelqi

Një konflikt i dhunshëm mes disa vajzave ka ndodhur pranë një lokali në bulevardin “Republika” në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, sherri ka degraduar deri...

Lajme të tjera

Web TV