Rivjen ankthi i kovidit, Delta hyn në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti i Ekspertëve u mblodh dje për të konfirmuar prezencën e versionit “Delta” në vendin tonë dhe po diskuton mbi masat e mundëshme që do të shërbejnë edhe për periudhën e vjeshtës ku pritet riaktivizimi i Covid-19 në formën më të ashpër. Duke apeluar për vaksinim, ekspertët thanë se versioni “Delta” trasmetohet më shpejt tek pacientët. Për momentin nuk do të ketë ndryshime të masave kufizuese.

Autoritetet shëndetësore në vendin tonë kanë konfirmuar qarkullimin e variantit “Delta” në vendin tonë. Dje Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftuan prezencës e variantit “Delta” në vendin tonë, pasi nga laboratorët e specializuar në Gjermani u konfirmuan 21 raste të këtij varianti. Përgjigja nga laboratori në Gjermani mbi rastet e dyshuara me Delta, duket se është thjesht konfirmimi i një realiteti nga i cili as Shqipëria nuk mund të shpëtonte. Prej tyre 6 ishin persona të cilët kishin marrë 1 ose dy doza vaksinash. Pavarësisht se është vënë re një shtim i të prekurve, autoritetet thanë se nuk ka ndonjë arsye që të ashpërsohen masat kufizuese ekzistuese. Madje të gjitha mostrat e dërguara kanë rezultuar pozitive dhe i përkasin rasteve në të paktën 10 qytete të vendit. “U dërguan 21 mostra klinike nazale dhe faringiale, të cilat kanë rezultuar pozitivë. Këto mostra ne i kemi gjetur në një përhapje në qytete si Tirana, Elbasani, Shkodra, Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini, Mati dhe Vlora”, tha drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico. Ajo shpjegoi se mostrat i përkasin një periudhe nga 1 Qershori deri në 12 Korrik, gjë e cila përforcon atë që deklaroi dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli se varianti Delta po qarkullon gjerësisht në Shqipëri. Për më tepër, dhe nga 21 rastet e konfirmuara, 13 prej tyre i përkasin qytetarëve në Shqipëri, ndërsa vetëm 8, atyre të ardhur nga jashtë. Prej më shumë se dy javësh, tendenca e rasteve të reja ka ardhur në rritje, dhe sipas Rakacollit, “rastet po rriten në radhë në komunitetin e personave që vijojnë të mbeten të pavaksinuar”. Zv. ministrja e Shëndetësisë tha se personat e infektuar nuk kanë bërë asnjë dozë të vaksinës, e kjo shihet si shkaku kryesor i shtimit të numrit të rasteve. Megjithatë, ajo theksoi se situata në vend aktualisht është e qëndrueshme. “Siç u bë i qartë, u vu re që ka një numër në rritje të rasteve. Shtrimi në spital mbetet në nivele të qëndrueshme, ajo çka është më e rëndësishme është që numri i rasteve të shtruara të sëmurëve rëndë, janë persona që s’janë vaksinuar. Rastet po rriten në komunitetin që mbeten të pavaksinuar. Duke u mbështetur në këtë situatë, KT mendon që edhe pse në Shqipëri është vërtetuar prezenca e variantit Delta mbrojtja është njësoj dhe niveli i masave nuk ndryshojnë. Masat do të jenë po të njëjta”, tha Rakacolli. Megjithatë, mes rasteve me Delta 6 persona kanë qenë të vaksinuar. “Dy raste kanë lidhje me udhëtimin në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë qenë të vaksinuara, të dyja rastet me AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar, në muajin Prill. Dy raste të tjera kanë qenë më Pfizer, vetëm me një dozë, të marrë në Gjermani, por që janë brenda 10 ditësh të periudhës së inkubimit, që do të thotë se nuk kanë krijuar mbrojtje. Dy të tjera janë me vaksinën Coronavac”, deklaroi Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino. Ajo shpjegoi se asnjë prej tyre nuk ka patur nevojë për trajtim spitalor. Në spitalin Infektiv ndodhen 9 pacientë, nga të cilët njëri rezulton të ketë bërë vetëm një dozë të vaksinës, por nuk ka të dhëna nëse është i prekur nga varianti Delta.

Lexo edhe :  "Fjala.al" parashikoi fituesin e zgjedhjeve, rënien e PD dhe mandatet e PSD! Ku gabuam?

Masat

Komiteti Teknik i Ekspertëve, në mbledhjen e kësaj të hëne vendosi që masat e vendosura në vend të mos ndryshojnë. Shqipëria ndërkohë ka hapur pa asnjë lloj kufizimi apo kontrolli, kufijtë e saj për turistët e huaj, të cilët mund të hyjnë lirshëm pa asnjë lloj detyrimi për të dëshmuar nëse janë ose jo të vaksinuar, apo nëse kanë një test te 48 apo 72 orëve të fundit.

Vaksinimi

Në total deri tani, vetëm 637 mijë qytetarë, ose 22.7 përqind e popullatës, kanë marrë vaksinën, nga të cilët 496 mijë të dyja dozat. Ministria e Shëndetësisë edhe sot bëri “thirrje për vaksinim masiv, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm”. Prej ditësh, kanë rinisur vaksinimet e hapura për çdo qytetar +18 vjeç në qendrat e vaksinimit kudo në vend. Rastet me Covid 19 mbeten në rritje. Nëse në 30 qershor kishte vetëm 53 persona aktivë, aktualisht numërohen të paktën 280 të tillë, pra më shumë se pesëfishi. Por pavarësisht kësaj dhe qarkullimit të variantit Delta Komiteti Teknik vlerëson se “mbrojtja është njësoj dhe niveli i masave nuk ka asnjë arsye objektive që të ndryshojë”. Komiteti Teknik bëri thirrje për respektimin e rregullave anti Covid në fuqi, mes të cilave detyrimi i përdorimit të maskave në mjedise të mbyllura, pothuajse nuk gjen zbatim. Po ashtu autoritetet këmbëngulën në nevojën e vaksinimit si mbrojtës i rëndësishëm dhe ndaj variantit Delta. Aktualisht janë 640 mijë personat e vaksinuar, ose 22.8 përqind e popullatës, nga të cilët gati 499 mijë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Tritan Shehu: Duhet seriozitet
në menaxhim, po afrohet dimri

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike dhe ish-ministri, Tritan Shehu, deklaroi se situata me pandeminë në vendin tonë duhet të shikohet më me seriozitet për të shmangur përkeqësimin e mundshëm në muajt e vjeshtës dhe të dimrit. Ai deklaroi se imuniteti i tufës në Shqipëri nuk i kalon 50%, dhe akuzoi sërish Komitetin e Ekspertëve si politik. Përsa i përket variantit “Delta” që u konfirmua së fundmi nga autoritetet, Shehu u shpreh se ai ka hyrë në Shqipëri prej disa javësh. “Mendoj se situata duhet të shikohet më me seriozitet. Jo në këtë mënyrë kaq të thjeshtë dhe duke kërkuar vetëm nga qytetarët. Unë e dija prej kohësh që Delta kishte hyrë në Shqipëri, nuk kisha dyshime. Gjendja nuk tregon ndonjë sukses, Deltën e identifikuam me shumë vonesë. Jemi përpara një situate shqetësuese. Incidenca është më e vogël në verë, por mua më shqetëson më shumë vjeshta kur njerëzit të grumbullohen. Mendoj se duhen marrë disa masa që të mos përballemi me një katastrofë. Një grup ekspertësh duhet të bëjnë parashikime dhe parapërgatitje”, tha Shehu. Ish ministri i Shëndetësisë ka hedhur akuza mbi komitetin e ekspertëve. Ai tha se ata nuk janë ekspertë por komision politik. “Ai nuk është komitet ekspertësh, por një komision politik që mbylli dhe kufijtë për zgjedhjet. Ai komandohet nga ana politike. Ai bën këto gjoja deklarata qetësuese, por që mund kemi pasoja nëse nuk merren masa. Ende nuk e dimë sa për qind e shqiptarëve janë imunizuar. Unë jam i bindur se nuk është imunizuar 85% e qytetarëve shqiptarë. Kemi mungesë të imunizimit për të fjetur të qetë. Unë jam i bindur se imunizimi nuk i kalon 50%”, tha Shehu.

Të fundit

Dhëndri i Trump tregon si vendosi të investojë 1.4 miliardë $ në Shqipëri

Dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, tregoi sot për herë të parë gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik...

“Kujdes të kam fal njëherë…”/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjin Gjonin

Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur numërimi i votave të shqiptarëve që jetojnë në...

Pushimet si terapi: Destinacionet që ushqejnë shpirtin

Jo çdo arratisje ka të bëjë me valixhen — disa lidhen me rikthimin tek vetja. Në një kohë ku ritmi i jetës është i shpejtë,...

Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

Nga Enton Spahiu Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të Partisë Demokratike, reflektimi është një...

“Këta dhe ditëlindjet me 5-sa i kanë!”/ Demokratët suprizojnë Gjekmarkajn për 51-vjetorin

Teksa procesi i numërimit të votave të diasporës po zhvillohet në Parkun Olimpik, atmosfera u zbut për disa çaste kur deputeti Agron Gjekmarkaj u...

Lajme të tjera

Web TV