Të dehur në timon ose pa leje drejtimi, policia arreston 7 shoferë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore iu bën apel shoferëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrijnë në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep.

Ndërkohë vijojnë kontrollet parandaluese në zonat me risk të lartë për ngjarjet rrugore me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, me fokus shkeljet dhe mjetet që janë rrezik potencial për t’u përfshirë në këto ngjarje rrugore.

Nga kontrollet e dedikuara ? në rrugët urbane dhe interurbane në të gjithë vendin, duke përdorur mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

?Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 177 km/h në aksin Tiranë-Durrës) dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.02 mg/l).

?Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2051 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:

?321 për parakalime të gabuara, 312 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 223 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 265 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.

?Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive, nisur edhe nga fakti se në shumë raste aksidentesh janë përfshirë edhe drejtues të motoçikletave, janë evidentuar dhe ndëshkuar 198 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

Lexo edhe :  Vizita në Spanjë/ Rama ndan detaje nga takimi me Mbretin Felipe VI

?Janë ndëshkuar me masë administrative nga Policia Rrugore e Tiranës, falë edhe denoncimeve të drejtuesve të automjeteve që qëndrojnë në radhë, 267 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës.

?465 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të këmbësorëve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Të fundit

Ish-zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja paraqitet në SPAK

Ish-zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme. Ish-deputeti i Partisë Socialiste u pa...

Shkencëtarët zbulojnë se si do të jenë njerëzit pas 1000 vjetësh

Një studim i ri tregon se si do të duken njerëzit një mijë vjet nga tani. Megjithëse rezultatet fillestare duken mjaft pozitive, pasi njerëzit...

Pas USAID-it Musk kërkon të mbyllen Zëri i Amerikës dhe REL

Miliarderi Elon Musk ka bërë thirrje që të mbyllet Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë. Ai shprehet se pas dy mediave janë persona...

Zgjedhjet në Kosovë dhe distanca me Shqipërinë dhe Perëndimin

Nga Mero Baze Shqipëria qëndroi indiferente dhe u përmbajt nga shprehja e simpative politike për partitë politike që garuan sot në Kosovë në zgjedhjet parlamentare,...

VIDEO/ Rozana si Laerti, banorja ‘harron’ kamerat, shfaqet e….

Një video është bërë tepër virale në rrjete. Bëhet fjalë për Rozana Radin, e cila është një prej banorëve në spektaklin televiziv "BBVA4". Në video ajo...

Lajme të tjera

Web TV