Polaku ecën si i çmendur me 231 km/h me Ferrarin e verdhë, arrestohet dhe gjobitet 800 mijë lekë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore në Fier ka ndaluar një makinë Ferrari, e cila ishte duke lëvizur me gati 3-fishin e shpejtësisë së lejuar në Bypass-in e Fierit. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar automjetin tip “Ferrari” me targa gjermane, që drejtohej me shpejtësi 231 km/h, nga shtetasi T. S., 50 vjeç, nga Polonia.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti punonjësve të Policisë, ishte e falsifikuar.

Ndaj këtij personi u vendos masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni. Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Të fundit

Këngë e valle, Rama mbërrin në sheshin “Skënderbej”, takon simpatizantët

Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 Majit ditën e sotme. Socialistët kanë zbritur në sheshin...

SPAK “zbret” në terren për evidentimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore

Një muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, SPAK hap zyrtarisht fushatën për hetimin e krimeve zgjedhore. Bëhet me dije me se prokurorët dhe agjentët...

Rama, emigrantëve: Koha të mendoni seriozisht kthimin

“Koha për t’u kthyer”, kjo ishte tema e episodit të radhës të podkastit “Flasim” ku kryeministri Edi Rama kishte të ftuar tre të kthyer...

Trump i bën thirrje Putinit t’i japë fund luftës: Vepro më shpejt!

Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi Rusinë në postimin e tij në platformën Truth Social. Këtë e ka bërë duke kërkuar që Moska të përfshihet më...

Pak para nisjes së fushatës elektorale/ Rama bën me porosi atletet, stampon numrin 5

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak para nisjes së fushatës elektorale të PS-së në Tiranë. Me anë të një video në Facebook, Rama ka...

Lajme të tjera

Web TV